Kirill Nikollov-Dizella fitoi vendin e dytë në Olympus Marathon në Greqi

Foto: @Dislfanclub

Olympus marathon mblodhi sportistët më të mirë në botë dhe i çoi deri në “shtëpinë e hyjnive” – Olimp. Kjo ishte gara e shtatë e serive botërore në Skyrunning. Itinerari ishte me gjatësi 44 kilometra, 3200 metra denivelim, kurse pika më e lartë – 2780 metra. Pas një gare me konkurrencë të fortë, lufta për vendin e parë u zgjidh në minutat e fundit. Kirill Nikollov përfundoi në 1 minutë e gjysmë pas fituesit, kurse gjatë pjesës më të madhe të trasesë ishte në pozitën e parë.

Kjo është pjesëmarrja e katërt për Nikollovin në garën greke, ku rezultati i sivjetshëm është më i miri i tij deri në këtë moment–4:33:01. Vendin e parë tek meshkujt e fitoi marokeni Zaid Ait Malek–4:31:47. Pas finalit, bullgari tha se ka ditë në të cilat vrapimi i tij ecën shumë mirë dhe i ndien këmbët e tij më të lehta. Ai shprehu gazimin e tij dhe nga fakti se e ka përmirësuar kohën e vet më të suksesshme në këtë trase me pothuajse 11 minuta.

Pas Olympus Marathon Kirill ngjitet në pozitë të 6 në renditjen e përgjithshme me 188 pikë. Gara tjetër para vrapuesit tonë më të njohur do të jetë  BUFF® EPIC TRAIL 42K, më 14 korrik në Spanjë.

Më shumë nga rubrika

Aja Miteva

Medalja e parë në historinë 105-vjeçare të hipizmit bullgar nga kampionatet evropiane për të rinj

14 vjeçja Aja Miteva fitoi medaljen e parë në historinë 105-vjeçare të hipizmit bullgar nga kampionatet evropiane për të rinj dhe të reja. Ajo mori medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për hedhjen mbi pengesa për fëmijë në qytetin holandez Zuidwolde...

botuar më 19-07-15 3.37.MD

KF “Levski” fitoi kundër mikpritësve nga Ruzhomberoku i Sllovakisë

Skuadra bullgare e futbollit “Levski” fitoi ndeshjen kundër “Ruzomberok” me rezultat 2:0 në stadiumin e qytetit Ruzhomberok. Kjo ishte ndeshja e parë e futbollistëve nga “Levski”në kualifikimet për Ligën e Evropës. Bullgarët shëlnuan golin e parë pas..

botuar më 19-07-12 10.07.PD

Tihomir Ivanov me flori në kërcimin së larti nga Universiada në Napoli

Tihomir Ivanov fitoi floririn në kërcimin së larti në Universiadën në qytetin italian Napoli. Bullgari arriti 2,30 metra në finalen, duke përmirësuar arritjen e vet personale për stinën - 2,26 metra. Kështu Ivanov plotësoi normativin për të marrë..

botuar më 19-07-11 5.27.MD