Bullgaria – e vendosur të bëhet lidere në politikat klimatike në rajon aty nga viti 2030

Foto: greenpeace.org

”Greenpeace” – Bullgaria dhe organizata ekologjike “Për Tokën” përshëndesin hapin vendimtar të Bullgarisë të përkrahë qëllimin e përbashkët për ekonominë neutrale të karbonit të Bashkimit Evropian deri në vitin 2050. Kjo u bë në mbledhjen e Këshillit Evropian në Bruksel gjatë muajit qershor, kur një nga temat e debatit ishte përballimi i krizës klimatike. Disa ditë para kësaj kryeministri Borisov deklaroi se ndryshimet klimatike janë fakt dhe dha premtim se Bullgaria do të punojë për realizimin e qëllimeve ambicioze mjedisore.

“Përkrahja për nivelet neutrale të emisioneve të karbonit deri në vitin 2050 është një deklaratë e guximshme se Bullgaria mund të avancojë dhe të kthehet në një nga liderët në politikat klimatike në regjion. E pikërisht – për heqjen dorë nga qymyrguri deri në vitin 2030 dhe krijimin e planeve konkrete për zhvillimin e burimeve të rinovueshme dhe për tranzicion të drejtë  në fushën e energjetikës të regjioneve e varura nga industria e qymyrgurit. Para disa ditëve Sllovakia e shpalli 2023-ën  vitin e fundit për përdorimin e qymyrgurit për qëllime energjetike” komenton Genadi Kondarev nga shoqata “Për Tokën”.

Më shumë nga rubrika

Снимка: Reuters

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mbushen tre vjet nga prova për grusht shtet në Turqi Më 15 korrik mbushen tre vjet nga orvatja për grusht ushtarak në Turqi bërë në vitin 2016. Me ide të presidentit Rexhep Erdogan, data u shpall festë kombëtare me emrin “Dita e demokracisë dhe..

botuar më 19-07-15 12.30.MD

Shkencëtarë bullgarë propozojnë strategji për zhvillimin e intelektit artificial

Shkencëtarë nga Akademia Bullgare e Shkencave prezantuan në Këshillin e Ministrave Kornizën e Strategjisë kombëtare për zhvillimin e intelektit artificial. Dokumenti qëllon të ndihmojë hartimin e kësaj strategjie deri në vitin 2030. Propozimet e..

botuar më 19-07-14 9.15.PD

Fëmijë do të projektojnë avionë pa motor me ndihmën e qendrës së fëmijëve “Muzeiko”

Këtë të shtunë livadhi i madh i Parkut Jugor në Sofje do të jetë një vend për lojëra, argëtim dhe sfida shkencore për vogëlushët. Ngjarja është organizuar nga muzeu i fëmijëve “Muzeiko”, i cili ka përgatitur program interesant me eksperimente nga..

botuar më 19-07-13 8.30.PD