Festë e fluturave rreth ujëvarës Pollsko-Skakavishki

Autor:

Një zhurmë e madhe e ujit i cili bie nga lartë, krahë të holla vallëzuese-natyra di sesi të bëjë shaka, duke treguar njëkohësisht fytyrën e egër si dhe atë ledhatuese. Rreth ujëvarës Pollsko-Skakavishki në Malin Zemen, ku është vendosur parajsa e fluturave, banuesit vendas dhe gjatë kësaj vere po përgatiten për festën e vet tradicionale. Që të mund të mbushin shqisat e veta me bukuri, por dhe të rikujtojnë sesa e rëndësishme është të ruajmë bukuritë natyrore rreth nesh.

Festa e fluturave do të mbledhë adhuruesit e natyrës bujare më 6 korrik në fshatin e rrethit të qytetit Kjustendill Pollska Skakavica, në territorin e të cilit gjendet ujëvara me të njëjtin emër. Legjenda tregon se në rrethet e saj 9 vjet ka jetuar i vetmuari Shën Ivan Rillski. Studiuesi i historisë bullgare Konstantin Iriçek e ka konsideruar si një nga vendet më të bukura në Ballkan, kurse piktori Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri e ka përjetësuar në pikturat e tij.

"Ujërat e saj derdhen në rreth 50 metra thellësi dhe ajo është një nga dhjetë ujëvarat më të larta bullgare - tregon Neli Petkova nga drejtoria “Arsim” në bashkinë Kjustendill.


Me kalimin e kohës pjesa më e madhe e ujëvarave pakësojnë lartësinë e vet, por kjo nuk është karakteristike për Pollsko-Skakavishkin. Kjo ujëvarë është e vetmja tek ne e cila ngrihet për shkak të gurit të shumtë gëlqeror në ujë. Mbi tarracën e fenomenit natyror është e vendosur mëhalla “Vodopada” /ujëvara/ e fshatit Pollska Skakavica, kurse në një afërsi të madhe me rënien e ujit gjendet kisha ortodokse “Shën Dhimitri”.

Festa e fluturave do të hapet në orën 9.00 në mëngjes në oborrin e shkollës së dikurshme me pjesëmarrjen e fëmijëve nga bashkia Kjustendill.

Ata dëfrejnë me rregullimin e renditjes së pikturave të bëra me kapakë shumëngjyrësh nga butilet prej plastmase, do të tërhiqen me litar, do të kërcejnë të futur në thasë. Kurse marshimi i organizuar nëpër rrugicën ekologjike do të çojë deri në ujëvarë ata të cilët duan të shikojnë stuhinë e ujit. Në drekë do të fillojë pjesa më atraktive e festës-Karnavali i fluturave, në të cilin fëmijët do të parakalojnë me kostume dhe më të bukurit mes tyre do të dekorohen me dekorata. Janë parashikuar po kështu dhe lojëra me një karakter arsimor, do të prezantohen zanatet punim të byzylykëve dhe të shportave, kurse klubet e zyrës malore-shpëtimtare, të klubit ujor dhe të Kryqit të Kuq do të demonstrojnë veprimtarinë e vet. Në fund do të ekzekutojë rok-grupi “Rësti string”. Bashkë me gjendjen shpirtërore festive, njerëzit mbase do t'i transmetojnë njëri-tjetrit dhe mesazhin të ruajnë trashëgiminë natyrore si dhe traditat në rajon.

"Përveç me flutura, rajoni është i pasur dhe me lloje të ndryshme bimore dhe peshqish - tregon akoma Neli Petkova. Qindra bimë janë karakteristike vetëm për këtë vendbanim dhe disa prej tyre janë  mbrojtur, përfshi dhe orkidetë. Këtu është shumë bukur në periudhën e pranverës-atëherë lulëzojnë jargavanët dhe ujëvara kthehet në një pjesë nga parajsa. Këtu po kështu është dhe vendi i vetëm, ku takohen 5 lloje të dallëndysheve. Por, një njohje më të madhe kanë fluturat-mbi 600 lloje flutura nate dhe mbi 150 lloj flutura ditore. Të njohura janë Poliksena, bishti i dallëndyshes, gjysmëhëna e verdhë, syri bojë rozë i palloit, syri i madh i natës i palloit dhe shumë të tjerë. Është me rëndësi të dihet se fluturat përdorin për ushqim lloje të caktuara bimësh. Prandaj dhe ruajtja e kësaj bukurie varet nga të gjithë ne, njerëzit, sepse në qoftë se zhduken bimët, do të zhduken dhe fluturat."

Mund të vini në festë me tren ose me automobil dhe pas kësaj në këmbë. Kalimi nuk është i vështirë, sepse ka rrugica ekologjike të rinovuara me tabela për udhëzim. Rajoni është i përshtatshëm dhe për njerëz në një gjendje të pabarabartë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: facebook.com/peperudifest, arkiv dhe Irina Skenderska

Më shumë nga rubrika

Parashutistët kanë se çfarë t’u tregojnë brezave të ardhshëm

Në Bullgari 18 tetor është Dita e Parashutistit Ushtarak. Sot mbushen 75 vjet pas ngjarjes, së cilës i është kushtuar kjo festë. Bëhet fjalë për “pagëzimin luftarak” të Batalionit të Parë të Parashutistëve më 18 tetor 1944 dhe për sulmin e pozicionit të..

botuar më 19-10-18 1.37.MD

Festa e gjellës më bullgare është në fshatin Smiljan

Një tas me gjellën e ngrohtë më karakteristike dhe të shijshme bullgare do të mbledhë në festën e Rodopeve adhuruesit e fasules së fshatit Smiljan. Edhe sikur të vijnë miq nga i gjithë vendi për çdonjërin do të ketë nga një tas nga specialiteti i cili e..

botuar më 19-10-17 2.02.MD

Inceneratori në Sofje ngre pyetje pa përgjigje të qarta

Djegia e mbetjeve në Sofje mendohet nga Komuna e Sofjes dhe “Ngrohja Qendrore Sofja” akoma që nga viti 2008. Që atëherë deri tani, bashkia nuk i ka parasysh zhvillimet pozitive në legjislacionin për menaxhimin e mbeturinave në Bashkimin Evropian, as në..

botuar më 19-10-14 5.11.MD