Skuadra bullgare e futbollit “Levski” fitoi ndeshjen kundër “Ruzomberok” me rezultat 2:0 në stadiumin e qytetit Ruzhomberok. Kjo ishte ndeshja e parë e futbollistëve nga “Levski”në kualifikimet për Ligën e Evropës. Bullgarët shëlnuan golin e parë pas rreth gjysmë ore lojë. Goli i dytë në gjysmën e dytë të lojës i qetësoi mysafirët nga Bullgaria. Revanshi në stadiumin “Georgi Asparuhov” do të zhvillohet të enjten tjetër. Fituesi në klasifikim do të luajë kundër fituesit të ndeshjeve midis AEK Larnaka (nga Qiproja) dhe Petrokub (nga Moldavia).
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..