Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

12 vende nga Aleanca marrin pjesë në stërvitjen ushtarake “Briz 2019” pranë Varnës

Foto: BGNES - arkiv

Filloi stërvitja kombëtare ushtarake “Briz 2019”. Manovrat janë planifikuar për datën 21 korrik. Shtabi në qytetin detar Varna ka deklaruar të gjitha zonat e përfshira në stërvitje në pjesën bullgare të Detit të Zi dhe në zonën tone ekonomike ekskluzive. Marrin pjesë 12 shtete-anëtare të NATO-së me 27 anije, 5 avionë, 6 helikopterë dhe 2257 ushtarë nga Bullgaria, Shqëpëria, Belgjika, Briatnia e Madhe, Greqia, Italia, Kanadaja, Polonia, Rumania, SHBA-ja, Turqia, Franca, Grupi i dytë i përhershëm i anijeve të NATO-së dhe Grupi i dytë i përhershëm i NATO-s kundër minave.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritje rekord e kredive hipotekare në Bullgari

Një rritje prej 24% është shënuar në numrin e kredive hipotekare në vendin tonë për tremujorin e parë të vitit, tha konsulenti i kredive Tihomir Toshev në një intervistë për BNR. Sipas tij, kjo është një rritje rekord pas 5 tremujorësh radhazi të rënies..

botuar më 24-04-23 9.53.PD

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD