Një konferencë vjetore e diplomatëve bullgarë jashtë vendit

Foto: BGNES

Në konferencën tradicionale vjetore të ambasadorëve në Sofje, përpara diplomatëve të Bullgarisë jashtë vendit, kryeministri Bojko Borisov deklaroi se në pjesën më të madhe puna e tyre është e suksesshme dhe ata mund të krenohen me këtë. Borisovi shprehu një kënaqësi nga puna e ekipit në Bruksel, i cili mbron pozitat bullgare në Bashkimin Evropian, si dhe nga puna e misionit diplomatik në Londër, i cili i ka mbrojtur interesat e qytetarëve bullgarë në kushtet e Brekzitit. Sa i përket Traktatit të fqinjësisë me Maqedoninë e Veriut kryeministri shënoi se ai ka dhënë një rezultat të mirë dhe bëri thirrje për një punë të fortë këmbëngulëse por tolerante mbi procesin jashtëzakonisht të rëndë për ndryshim të leximit të historisë në Shkup.


Më shumë nga rubrika

Sofja shënoi Ditën Ndërkombëtare të Paqes

“Beteja më e vështirë sot është kundër urrejtjes dhe refuzimit në shpirtrat tona”. Këtë e deklaroi Nënpresidentja Ilijana Jotova në shënimin solemn të festës një ditë më herët para Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje. Festa tradicionale..

botuar më 19-09-20 7.13.MD

Raportet e rreme mjekësore e dëmtojnë shtetin me 200 mln euro në vit

Një grup pune në kuadrin e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh (ku bëjnë pjesë përfaqësues të qeverisë, punëdhënësve dhe të organizatave profesionale) do të provojë të zgjidhë problemin e ashpër gjatë disa viteve të fundit lidhur me raportet e..

botuar më 19-09-20 7.00.MD

Tri firma e kanë ndarë tregun në kuadrin e skemave evropiane për sigurimin falas të frutave dhe qumështit për fëmijët në shkollë

Shoqëria “Asociacioni kombëtar për ushqimin shëndetësor të fëmijëve” bëri të ditur se tri firma të mëdha për përpunim qumështi e kanë ndarë tregun dhe përvetësojnë një pjesë të madhe të parave në kuadrin e skemave “Frutë shkollore” dhe “Qumësht..

botuar më 19-09-20 5.24.MD