Një konferencë vjetore e diplomatëve bullgarë jashtë vendit

Foto: BGNES

Në konferencën tradicionale vjetore të ambasadorëve në Sofje, përpara diplomatëve të Bullgarisë jashtë vendit, kryeministri Bojko Borisov deklaroi se në pjesën më të madhe puna e tyre është e suksesshme dhe ata mund të krenohen me këtë. Borisovi shprehu një kënaqësi nga puna e ekipit në Bruksel, i cili mbron pozitat bullgare në Bashkimin Evropian, si dhe nga puna e misionit diplomatik në Londër, i cili i ka mbrojtur interesat e qytetarëve bullgarë në kushtet e Brekzitit. Sa i përket Traktatit të fqinjësisë me Maqedoninë e Veriut kryeministri shënoi se ai ka dhënë një rezultat të mirë dhe bëri thirrje për një punë të fortë këmbëngulëse por tolerante mbi procesin jashtëzakonisht të rëndë për ndryshim të leximit të historisë në Shkup.


Më shumë nga rubrika

Ministrja e jashtme e Indonezisë është në Bullgari për herë të parë pas 25 vjetësh

Ministret e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Indonezisë – Ekaterina Zaharieva dhe RetnoMarsudi diskutuan në Sofje marrëdhëniet dypalëshe në fushat e investimit, teknologjive të larta, tregtisë, kulturës, arsimit. Ishte nënvizuar  rritja e madhe e..

botuar më 19-09-16 10.00.PD
Rezidenca

Në Varnа po mblidhet komisioni ndërqeveritar bullgaro-rus

Më 16 dhe 17 shtator në rezidencën “Evksiongrad” afër qytetit bregdetar Varna do të zhvillohet seanca e XVII-të e komisionit ndërqeveritar bullgaro-rus për bashkëpunim ekonomik, shkencor dhe teknik. Në rendin e ditës janë çështje të lidhura me..

botuar më 19-09-16 9.46.PD
Jordanka Fandëkova

Një vijë e vjetër hekurudhore në Sofje bëhet shteg për çiklizëm

Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova paraqiti në një briefing një projekt të Bashkisë së Sofjes, i cili parashikon ndërtimin në kryeqytet të një shtegu të gjatë 3 km për çiklizëm. Një pjesë e madhe prej tij do të kalojë në një mjedis parku...

botuar më 19-09-13 5.24.MD