Një kujtim historik gjatë ditëve të korrikut

Foto: BGNES

Shumë qytete bullgare nderuan më 18 korrik me koncerte, ceremoni fetare dhe nderime ushtarake përvjetorin e lindjes /viti 1837/ të heroit kombëtar bullgar Vasill Levski. Ai është themelues i një organizate të fuqishme ilegale për çlirimin e tokave bullgare nga sundimi i Perandorisë Osmane dhe i revolucionit demokratik kombëtar. Gjatë ditëve të pushimit në majën historike Buzlluxha dhjetëra vullnetarë marrin pjesë në rikrijimin e betejës së fundit të çetës revolucionare të vojvodëve Haxhi Dimitër dhe Stefan Karaxha. Kjo çetë kaloi nga Rumania në tokën bullgare më 7 korrik 1868 me qëllim  të ngrejë një kryengritje kundër pushtetit osman.