Një kujtim historik gjatë ditëve të korrikut

Foto: BGNES

Shumë qytete bullgare nderuan më 18 korrik me koncerte, ceremoni fetare dhe nderime ushtarake përvjetorin e lindjes /viti 1837/ të heroit kombëtar bullgar Vasill Levski. Ai është themelues i një organizate të fuqishme ilegale për çlirimin e tokave bullgare nga sundimi i Perandorisë Osmane dhe i revolucionit demokratik kombëtar. Gjatë ditëve të pushimit në majën historike Buzlluxha dhjetëra vullnetarë marrin pjesë në rikrijimin e betejës së fundit të çetës revolucionare të vojvodëve Haxhi Dimitër dhe Stefan Karaxha. Kjo çetë kaloi nga Rumania në tokën bullgare më 7 korrik 1868 me qëllim  të ngrejë një kryengritje kundër pushtetit osman.

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në qytetin Lloveç bashkon lutje nga të gjitha fetë

Në kuadrin e Strategjisë së Komunikimit të Bullgarisë për BE-në 2019 në hyrjen e Administratës Krahinore të qytetit Lloveç u hap ekspozita “Lutje në pesë gjuhë”. Sivjet një nga temat është “Toleranca dhe parandalimi i gjuhës së urrejtjes”...

botuar më 19-06-15 10.10.PD

Samokov - qytet i traditave të Rilindjes

Në të kaluarën jo të largët qyteti Samokov ka qenë i njohur si një qendër e kulturës, e arsimit dhe e zografëve të njohur. Por, shtytjen kryesore në zhvillimin e tij e dha prodhimi i hekurit, i njohur në rajon nga mesi i mijëvjeçarit të parë para..

botuar më 19-06-13 2.07.MD

Ndikimet evropiane në modën e qytetit Veliko Tërnovo pas Çlirimit

Çlirimi i Bullgarisë nga sundimi osman (1878) lind ngjarje dhe dukuri, të cilat do të paracaktojnë rrugën tonë të qytetërimit. Me pranimin e Kushtetutës së qytetit VelikoTërnovo fillon ndërtimi institucional i shtetit bullgar. Kurse gjithnjë e..

botuar më 19-06-09 11.50.PD