Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Pendarovski: Komisioni për debatet historike me Bullgarinë është në rrugë qorreFoto: EPA / BGNESPresidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski deklaroi se Komisioni i përzier për çështjet historike me Bullgarinë është në rrugë qorre. Me deklaratën e vet se Goce Dellçev është bullgar, i cili ka luftuar për lirinë e Maqedonisë, Pendarovski ka dashur të forcojë pozitën negociuese të Maqedonisë. Sipas Presidentit për shkaqe politike ana bullgare këmbëngul që gjithçka që ka ndodhur në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX të konsiderohet vetëm si pjesë e historisë bullgare. Qëllimi kryesor i Komisionit, sipas fjalëve të Pendarovskit, është që të flasë për personalitete dhe ngjarje, por jo për të gjitha, por vetëm për të tilla, të cilat u përkasin edhe të dyja palave.

Serbia dhe Bullgaria janë duke menduar për lehtësim të transitit kufitar Foto: BGNESAutoritetet në Sofje janë duke menduar se si të lehtësojnë kalimin e kufirit nga shtetasit bullgarë dhe ata serbë, të cilët udhëtojnë çdo ditë. Në një takim në Caribrod Zëvendëskryeministrja e Serbisë Zorana Mihajlloviç dhe Ministri bullgar i Transportit Rosen Zheljazkov vëzhguan live se sa i vështirë është trafiku gjatë verës në pikëkalimet Kallotina – Gradina. Kryetari i Bashkisë së Caribrodit Vladica Dimitrov kërkoi që të gjendet sa më shpejt një zgjidhje teknike e problemit të njerëzve nga Serbia Lindore, të cilët punojnë në Bullgari. Shteti serb parashikon që gjatë vitit 2020 ta zgjerojë pikëkalimin e vet Gradina, ndërsa Bullgaria – të sigurojë akoma dy korsi kalimi. Ministrat e punëve të brendshme do të shqyrtojnë masa për zgjidhjen e problemit të gastarbajterëve gjatë verës, kur rreshtat në ditët më të ngarkuara arrijnë 14 km.

Dorëheqja e Kryeministrit të Kosovës shkaktoi spekulime të rejaFoto: EPA / BGNESMediat perëndimore e konsideruan dorëheqjen e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj si një sinjal se Prishtina mund të shqyrtojë përsëri kërkesën serbe për ndarje të ish provincës jugosllave. Ndërkaq, paraqitja e Haradinajt para Gjykatës në Hagë, që të përgjigjet për herë të radhës për krimet gjatë luftës nga viti 1999, në vend që ta gëzojë Serbinë, e zemëroi. Në Beograd janë të bindur se ky është një “skenar serioz politik”, pas të cilit mund të pritet presion ndaj Serbisë, që ta njohë Kosovën. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i quajti ngjarjet “mashtrim politik” dhe paralajmëroi se do të arrihet në homogjenizimin e shqiptarëve dhe eskalimin e urrejtjes së tyre ndaj popullit serb, sepse ata i konsiderojnë serbët si fajtorët e vetëm për atë që përjeton jo vetëm Haradinjaj, por edhe Kosova.

Laura Kövesi mbeti kandidatja e vetme për kryeprokuror të BE-sëFoto: EPA / BGNESMagjistratja rumune Laura Kövesi, e cila është emblema e luftës kundër korrupsionit në vend, mbeti kandidatja e vetme për postin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Evropiane. Franca deklaroi se e tërheq kandidaturën e saj të Jean-François Bohnert. Prokuroria e ardhshme evropiane do të jetë organ i pavarur i ngarkuar me luftimin e korrupsionit dhe të mashtrimeve transkufitare me TVSH-në me vlerë mbi 10 mln euro. Institucioni duhet të fillojë të punojë në fund të vitit 2020 dhe do të përfshijë 22 vende, ndërsa 6 shtete tani për tani refuzojnë të punojnë me të. Kövesi u përkrah nga ish Parlamenti Evropian dhe nga ai i tanishëm, derisa Bohnert u preferua nga Këshilli Evropian. Socialdemokratët në pushtet në Rumani zhvilluan një fushatë për diskreditimin e Kövesi, por në fund të fundit humbën.

Turqia filloi t’i kthejë refugjatët sirianëFoto: EPA / BGNESAutoritetet në Stamboll filluan një fushatë për kthimin e migrantëve sirianë në kampet e refugjatëve, ku ishin regjistruar si “miq të mbrojtur përkohësisht”. Ekipet policore janë duke kontrolluar në masë dokumentet e tyre dhe shkelësit po dërgohen në kampe, ndërsa të rrezikshmit ekstradohen direkt në Siri. Pushohen nga puna në masë edhe refugjatët e emëruar në punë. Pushtetarët mendojnë se një prej shkaqeve për humbjen e rëndë në zgjedhjet e fundit në Stamboll të Partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit është shqetësimi i banorëve të megapolisit se sirianët lypin në rrugë, ulin koston e punës dhe kontribuojnë për rritjen e çmimeve të banesave dhe qirave.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD