Sot është Fjetja e Hyjlindëses Mari

Fjetja e Hyjlindëses Mari është një festë kishtare për kishën në Shiroka Llëka

Foto: Martin Štěrba, ČTK

Në mes të muajit më të ngrohtë të vitit – gishti, populli ynë nderon Nënën e Zotit. Dita e fjetjes së saj është nder festat më të nderuara nëpër tokat bullgare. 3 ditë përpara se të përfundojë rruga e saj tokësore, derisa është lutur, i është paraqitur Arkangjel Gavraili. Ai e ka njoftuar Shën Mërinë se do të duhet që shpirti i saj  të transferohet në Mbretërinë Qiellore. Legjenda tregon që të gjithë apostujt e gjallë janë mbledhur rreth shtratit të vdekjes së Shën Mërisë, vetëm apostulli Toma është vonuar. Dhe pas tre ditëve ai ka kërkuar që të përkulet përpara trupit të saj dhe është saktësuar se në shpellën, ku ka qenë e vendosur, kanë mbetur vetëm rroba e saj e varrimit. Nëna e shenjtë është ringjallur, në ngjashmëri me birin e saj hyjnor.

Në ditën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari /15 gusht/ besimtarët shkojnë në kishë, që të luten përpara ikonës së Nënës së Zotit për shëndet, për shpëtim dhe që t’i përurojë me trashëgimtarë dhe shumë dashuri. Në qytezat ku ka kishë ose manastir, i cili mban emrin e Shën Mërisë zhvillohen tubime të përgjithshme të të gjithë fshatit. Përgatitet dhe kurban, i cili u shpërndahet njerëzve, të cilët janë mbledhur në oborrin e kishës.

Më shumë se 100 kisha janë në Bullgari të cilat mbajnë emrin e “Hyjlindëses Mari”.Mes tyre është dhe kisha në fshatin rodopës Shiroka Llëka.

Foto: Shutterstock

“Ky vend i shkëlqyer kishtar është vepër e një fshati të tërë, i cili është ndërtuar për 38 ditë e net nën drejtimin e Todor Pallamarçovit për nder, lavdi dhe pavdekshmëri të fshatit dhe të popullit”- tregon një mbishkrim i vendosur në anën e majtë të hyrjes kishtare.

Foto: opoznai.bg

Foto: dveri.bgAutoritetet vendase turke/në këtë periudhë Bullgaria ishte nën sundimin osman /kanë krijuar probleme gjatë ndërtimit të kësaj kishe dhe legjenda popullore tregon se në fakt njerëzit kanë pasur 40 ditë të ndërtojnë dhe të mbulojnë kishën. Në qoftë se mundnin të hynin në kuadrin e këtij afati, do të kishin të drejtën e një kishe, në qoftë se jo, kisha do duhej të shkatërrohej. Derisa kjo është e vërtetë-është vështirë ta përfytyrojmë. Madje dhe sot me teknologjitë modernendërtimi i një godine të tillë kolosale është një sfidë e vërtetë. Po ne këtë mënyrë nuk duhet të nënvlerësojmë besimin tek njerëzit, nganjëherë kjo me të vërtetë mund të çojë deri në çudira. Në gojëdhënat popullore përmendet qartazi se bëhet fjalë për një punë me ngulm 24 orësh, kështu që mundet të jetë e mundur”, thotë ati Ivan Marinski, i cili shërben në kishë.

Në sajë të punës së tyre të palodhur dhe të besimit të fortë, banuesit e krahinës Shiroka Llëka  e kanë ndërtuar shtëpinë e vetë shpirtërore gjatë vitit 1834. Ndërtesa është e gjatë 19 metra dhe e gjerë 12 metra, kurse muret janë me një trashësi prej 1 metri. Ikonostasi i kishës është unikalnga stili, i pikturuar nga nxënësit e piktorëve të qytetit Samokov Dimitër dhe Zaharij Zograf.

Foto: Martin Štěrba, ČTK

8 kolona gjashtë metërshe e mbajnë çatinë prej pllake guri. Dyert janë të mëdha , të veshura me hekur, që nuk mundet t’i shpojë as plumbi.”

Kisha “Hyjlindësja Mari” është e përuruar dhe bekuar gjatë vitit 1835 dhe është pjesë nga një kompleks i tërë arkitekturor shpirtëror. Në një afërsi të madhe me të është ngritur një shkollë fetare e dikurshme dhe godina sot është objekt  i punimeve restauruese.

Foto: bg.wikipedia.org

Kjo është shkolla e parë në Shiroka Llëka. Qëllimi është që ajo të rivendoset në pamjen e saj autentike”- sqaron ati Ivan. Një mur i lartë prej guri i rrethon ndërtesat dhe i mbron nga ujërat e lumit Shirokollëshka, i cili kalon përmes fshatit.

Sot, në shtëpitë e ruajtura autentike rodopëse të fshatit, të vendosura në mënyrë amfiteatrale nga të dyja anët e lumitjetojnë më pak se 500 veta. Gjatë kohës së festave të mëdha krishtere, kisha e lashtë përmbushet me besimtarë.”Në ditën e zakonshme të së dielës, njeriu mund të llogarisë realisht sesa njerëz jetojnë në një vend të populluar dhe sesa ushtrojnë fenë e tyre”-saktëson ati Ivan Marinski.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit Jesu Krisht – festë e besimit të të krishterëve në fitoren e jetës kundër vdekjes

Më 14 shtator Kisha Ortodokse kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar të Zotit Jesu Krisht, ose Ditën e Kryqit, siç e quan populli. Sipas traditave të vjetra të krishtera në këtë ditë uji bekohet në tempull dhe priftërinjtë kalojnë në shtëpitë e..

botuar më 19-09-14 7.00.PD
“Shpallja e Bashkimit”, piktori Atanas Zhekov

Qyteti Plovdiv ruan kujtimin për ditën e lavdishme të Bashkimit në një ekspozitë të posaçme

Katër muaj pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman dhe nënshkrimit të Traktatit të Paqes të Shën-Stefanit, Kongresi i Berlinit nga periudha qershor-korrik 1878 minoi shpresat e bullgarëve për krijimin e një shteti më vete në kuadrin e etnosit..

botuar më 19-09-06 8.00.PD

Shën Joan Pagëzori – burri më madhështor i lindur nga një grua e zakonshme

Të krishterët në botë shpeshherë e quajnë Shën Joan Pagëzorin (Pararendësin) “burrin më madhështor të lindur nga një grua e zakonshme” (sepse Krishtin e ka lindur një virgjëreshë). Ai ka predikuar se bota tashmë e ka Shpëtimtarin e vet. Ata, të cilët i..

botuar më 19-08-29 4.46.MD