Bojko Borisov: Duam një komisonar për sigurinë kibernetike dhe administrimin e teknologjive të informacionit

Kryeministri Borisov
Foto: EPA/BGNES

Bullgaria këmbëngul për siguri kibernetike dhe administrim të teknologjive të informacionit në Komisionin e ri Evropian. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov në një koment me rastin e një publikimi në gazetën “Politiko” se Bullgaria do një eurokomisionar për bujqësinë. Sipas Borisovit resori i tanishëm i eurokomisionares bullgare Maria Gabriel, e cila përgjigjet për digjitalizimin, duhet të zgjerohet. Të martën tjetër do të zhvillohet një takim i komisionares evropiane Maria Gabriel me kryetaren e KE-së Ursula von der Leyen, që të shqyrtohen këto çështje, tha gjithashtu Kryeministri Bojko Borisov.

Më shumë nga rubrika

Atanas Temellkov

“Upgrade”-i i padrejtë – arsyeja për sulmin e suksesshëm të bazës së të dhënave të institucionit tatimor

“Kodi PIK, i cili i jepet secilit klient të sistemit të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave është mbrojtja më e dobët e mundshme”, tha kryetari i Agjencisë shtetërore “Qeverisja Elektronike” Atanas Temellkov para komisionit të përkohshëm në..

botuar më 19-09-19 7.29.MD

Gjykata liroi para afatit australianin e dënuar për vrasje Jock Palfreeman

Australiani, i cili vuante dënim 20-vjeçar me burg për vrasjen me thikë të studentit Andrej Monov, ishte liruar para afatit me vendim të Gjykatës së Apelit të Sofjes. Krimi ishte kryer në qendrën e Sofjes në natën e 28 dhjetorit 2007. Gjatë..

botuar më 19-09-19 7.08.MD
Ministri i Kulturës Boill Banov

Gjermania i ktheu Bullgarisë 202 zbulime të vjedhura arkeologjike

Gjermania i ktheu Bullgarisë nëpërmjet Ministrit të Kulturës Boill Banov 202 zbulime të vlershme arkeologjike. Banov i pranoi zbulimet kulturore në një ceremoni të posaçme në Ambasadën Bullgare në Berlin. Zbulimet prej metali janë nga koha romake. Ato..

botuar më 19-09-19 5.44.MD