Do të ketë ndryshime në legjislacionin e punës

Foto: BGNES

Një grup pune pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale  do të propozojë  gjatë kësaj vjeshte  ndryshime në legjislacionin e punës. Në nivelin e ekspertëve do të shqyrtohet dhe këmbëngulja e Konfederatës së Punës “Podkrepa” për kufizimin e llogaritjes totale të orarit të punës. Këtë e tha Ministri i Punës Biser Petkov në një forum në Sofje, i cili ua kushtua politikave sindikaliste për punësim të qëndrueshëm, punë të denjë dhe evitimin e pasigurisë në rritje në vendin e punës. Forumi u zhvillua më 30 dhe 31 gusht në Sofje, në kuadrin e programit të arsimit të Qendrës Evropiane të Punës EZA, me organizator sindikata “Podkrepa”.

Sipas fjalëve të ministrit, sfidat, përpara të cilave  ndodhet tregu i punës në çdo shtet nga Bashkimi Evropian, janë të lidhura me gjetjen e mundësive më të mira për sigurimin e punësimit të qëndrueshëm dhe punës së denjë, që t’u shmangemi pasigurisë së punonjësve  dhe kufizimit të të drejtave të tyre sociale. Sipas Biser Pertkovit parimet e parashikuara në “Shtyllën Evropiane” të të drejtave sociale duhet të kenë një rol kyç. Mes sfidave bazë përpara shoqërisë bullgare ai dalloi  ndryshimet demografike, domosdoshmërinë për kalimin drejt qëndrueshmërisë së mjedisit rrethues dhe drejt ndryshimit të modeleve  të prodhimit, punës dhe marrëdhënieve të punës. Foto: BTA

Gjatë hapjes së forumit Ministri vuri në dukje  se gjatë viteve të fundit përpjekjet e qeverisë bullgare kanë pasur qëllim mirëmbajtjen e një stabiliteti financiar, tërheqjen e investimeve të reja dhe shtimin e të ardhurave  si premisa bazë për sigurimin e punësimit të qëndrueshëm dh të një pune të denjë.

Petkov komentoi dhe kërkesën e re të “Konfederatës së Punës “Podkrepa” për llogaritjen totale të orarit të punës, si opsion ligjor, i cili aplikohet në prodhimin me regjim të pandërprerë dhe në punën me ndërrime. Ai rikujtoi se gjatë muajit maj të këtij viti Ministria ka deklaruar gatishmëri të iniciojë ndryshime në Kodin e Punës, mes të cilave ka qenë dhe kjo për një llogaritje totale të orarit të punës. Por këto ndryshime nuk kanë takuar një kuptim të përgjithshëm dhe një përkrahje mes partnerëve socialë, tha akoma Ministri Petkon dhe shtoi:

“Shpresoj se tani në këtë grup pune, i cili ka një mandat më të gjatë, do të bëhen propozime të pranueshme për të dyja palat. Këtu siç vihet në dukje, punëdhënësit  kanë një pozitë tjetër. Nga kjo pikëpamje  kjo e cila qe bërë më herët, ishte lidhur me përsosjen e mekanizmit për llogaritjen e kohës totale të punës, përmes ndryshimeve në rregullore. Mirëpo, çështja në përgjithësi është për vendin e këtij mekanizmi dhe derisa ai është në përshtatje me ndalimin e përgjithshëm të punës jashtë orarit, që ekziston në Kod. Por a aplikohet llogaritja totale dhe në sektorë dhe veprimtari, ku nuk ekziston nevojë objektive - këto janë çështje, të cilat diskutohen në kuadrin e këtij grupi të punës dhe unë shpresoj, se do të gjejnë konsensus.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Mësues-novatorë rrisin me dashuri “të ardhmen e Bullgarisë”

Disa ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor po vazhdojmë të flasim për reformat në arsimin bullgar dhe për risitë administrative, të cilat hyjnë në shkollën bullgare. Krahas ditarit elektronik dhe klasave interaktive, të cilat ekzistojnë vetëm në..

botuar më 19-09-18 4.47.MD

Shëtitjet nëpër gjurmët e personaliteteve të njohur zbulojnë detaje të panjohura nga historia e Sofjes

Në historinë e vet mijëvjeçare, kryeqyteti bullgar ka kaluar përmes sprovave dhe peripecive të shumta, por ka mundur të ruajë trashëgiminë e vet të pasur historike nga epokat e ndryshme të ekzistencës së vet. Në ditët tona Sofja po vazhdon të..

botuar më 19-09-17 1.28.MD

Tramvaji i parë në kryeqytet - çudia me të cilën filloi shekulli i 20 bullgar

Drita e rrugëve të elektrifikuara dhe e shtëpive ndriçoi rrugën në shekullin e njëzet  të kryeqytetit të ri bullgar Sofja. Mirëpo, shekulli i ri u shënua edhe me një ngjarje tjetër epokale – nisja e tramvajit të parë. Fjala “çudi” për..

botuar më 19-09-17 11.36.PD