Një radio-program i cili e bën jetën më të mirë

Foto: arkiv personal

Besojmë se krijimi i një mjedisi të afërt me atmosferën e shtëpisë ose me këtë të klubit për fëmijë, do të ketë një ndikim shumë pozitiv mbi pacientët e vegjël të spitaleve, thonë kolegët nga programi muzikor “Kasta Diva” i Radios Kombëtare Bullgare. Për këtë qëllim ata çdo muaj u dhurojnë libra pavijoneve të ndryshme për fëmijët në spitalet e Sofjes, ku në iniciativë pak nga pak përfshihen dhe gazetarë nga redaksitë e tjera në Radion Kombëtare Bullgare.

Kohët e fundit ideja e tyre fitoi një karakter ndërkombëtar. Gjatë kohës së festivalit veror të operës “Bartok Plus” në Miskolc, gazetarët muzikorë nga Bullgaria, Kroacia, Italia dhe Holanda i dhuruan lodra pavijonit për fëmijë të spitalit komunal në qytetin hungarez. Çdonjëri kishte zgjedhur me kujdes lodra tipike për vendin e vet, të përshtatshme për fëmijët e moshave të ndryshme.

Vendosa të marrim pjesë, sepse kjo është një ide bamirëse - tha gazetari muzikor  nga Kroacia Branimir Pofuk. Me rëndësi është të shprehësh dashuri dhe simpati, më në veçanti ndaj fëmijëve. Kurse fëmijët në spital janë mjaft të prekshëm dhe kanë nevojë prej një përkrahjeje, ata duan të marrin ndonjë shenjë  se ka njerëz, të cilët nuk i njohin fare, por janë duke u menduar për ta. Ideja më pëlqeu dhe jam shumë mirënjohës për mundësinë  të përfshihemi në të. Bisedova me shokët e mi, të cilët punojnë në një librari për fëmijë, kurse ata menjëherë zgjodhën një lojë të përshtatshme, e cila tregon diçka karakteristike për Zagrebin dhe në të njëjtën kohë është e kuptueshme për fëmijët e vegjël. Ky është dhurimi ynë i vogël dhe simbolik, por i bërë me gjithë zemrën për fëmijët në Miskolc.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Një forum në Hagë do të prezantojë mundësitë për karrierë në Bullgari

Duke pasur parasysh interesin e madh kohët e fundit nga ana e studentëve bullgarë në Gjermani, Britaninë e Madhe dhe Austri për ekspozitat për karrierë në Bullgari, një e tillë është organizuar dhe në Holandë. Vendi i takimit të të rinjve me..

botuar më 19-10-04 1.41.MD

Ivajllo Kolev shpiku një karrocë për njerëzit me aftësi të kufizuara, e cila ngjitet majave

Njerëzit në karroca invalidësh çdo ditë provojnë në kurrizin e vet “armiqësinë” e mjedisit të qytetit. Ata “luftojnë” me trotuaret e larta, me pragjet e pakalueshme të godinave publike dhe të dyqaneve, me rampat të cilat nuk i çojnë askund. Por, për..

botuar më 19-10-02 3.36.MD
Eklipsi i plotë diellor më 2 korrik 2019, të vëzhguar nga shkencëtarët e Institutit të Astronomisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave

Në Bullgari u mbajt Nata e 13 e shkencëtarëve me theks tek Planeti ynë i gjelbër

Bullgaria u përfshi në iniciativën “Nata Evropiane e Shkencëtarëve” (më 27 shtator) për të 13-in vit me radhë. Këtë herë u përfshinë më shumë shkencëtarë që punojnë në fusha të ndryshme – që nga kozmosi, deri në mikrobiologjinë dhe nanoteknologjitë e..

botuar më 19-10-01 11.03.PD