Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Plovdiv ruan kujtimin për ditën e lavdishme të Bashkimit në një ekspozitë të posaçme

Më 6 shtator Bullgaria feston 134 vjet nga Bashkimi i Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore

“Shpallja e Bashkimit”, piktori Atanas Zhekov

Katër muaj pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman dhe nënshkrimit të Traktatit të Paqes të Shën-Stefanit, Kongresi i Berlinit nga periudha qershor-korrik 1878 minoi shpresat e bullgarëve për krijimin e një shteti më vete në kuadrin e etnosit bullgar. Në kongres Fuqitë e Mëdha e rishikuan Traktatin e Shën-Stefanit dhe imponuan ndarjen e tokave bullgare. U krijua Principata e Bullgarisë me qendër Sofjen, Rumelia Lindore (një provincë autonome e Perandorisë Osmane) me kryeqytet Plovdivin, kurse Maqedonia, Trakia e Perëndimore, Rodopet dhe Stranxha mbetën në zotërimin e Perandorisë Osmane. Lajmi për ndarjen e së ashtuquajturës “Bullgari sipas Shën-Stefanit” nuk u pranua nga popullsia në Rumelinë Lindore. Bullgarët shpallën se ishin kundër vendosjes së ushtrive osmane në krahinë dhe ngulën këmbë   që në ushtri dhe në forcat e sigurisë të vazhdojnë të shërbejnë bullgarë. Pavarësisht nga lëshimet e arritura nga ana e sulltanit, bullgarët, të cilët mbetën në kufijtë e Rumelisë Lindore, vazhduan të punojnë për bashkimin me Principatën dhe arritën pak nga pak të fitojnë në anë të vet oficerë të lartë nga ushtria dhe xhandarmëria. Kështu, në natën e 6 shtatorit 1885, ushtritë e udhëhequra nga majori Danaill Nikollaev dhe forcat e Bashkimit vendosën kontroll mbi qytetin e Plovdivit dhe i drejtuan thirrje Princit bullgar Aleksandër i I Batenberg të përkrahë veprimet e tyre për bashkimin e dy territoreve bullgare. Dy ditë më vonë, më 8 shtator, Batenberg u vetëshpall “Princ i Bullgarisë Veriore dhe Jugore”.


Sot qyteti Plovdiv rikujton ditët e lavdishme të Bashkimit në një ekspozitë të përhershme, e cila është një pjesë nga fondi i Muzeut Historik Regjional. Ajo është e vendosur në godinën e ndërtuar posaçërisht për Parlament të Rumelisë Lindore. Por, deri në përdorimin e saj sipas paracaktimit nuk u arrit, me qenë se ishte përfunduar një muaj pas ngjarjeve të lavdishme. Për godinën dhe artefaktet e ruajtura në të na tregoi drejtori i muzeut Stefan Shivaçev:


Ideja për këtë godinë lindi gjatë vitit 1879, fill pas vendosjes së Parlamentit të Rumelisë Lindore në ish banjën turke. Arkitekti italian Pietro Montani arriti ta transformojë në një sallë, në të cilën të ketë seanca Kuvendi Krahinor. Që gjatë vitit 1884 Rumelia Lindore mori mundësinë financiare për ndërtimin e një godine të posaçme, në të cilën të takohen kuvendi dhe qeveria. E ndërtuan në vendin e konakut të djegur turk, ku ishte vendosur milicia e Rumelisë Lindore. E projektoi arkitekti Pjetro Montani, i cili punonte tek sulltani në Stamboll, kurse gjatë vitit 1879 u ftua të bëhet kryearkitekt i Rumelisë Lindore.

Hulumtimi i dëshmive historike, të lidhura me Bashkimin u kushtoi nëpunësve mbi 50 vjet punë, por sot zoti Shivaçev me një krenari pohon se fondi i muzeut përmban qindra artefakte, të lidhura me atë periudhë historike.

Do të përqendrohem mbi koleksionin e vulave - pohon drejtori  dhe shton se mes tyre janë këto të qeverisë së përkohshme të Rumelisë Lindore, që u krijua më 6 shtator dhe mori përsipër drejtimin e tokave jugore bullgare.


Tregojmë dhe vulën personale të politikanit të njohur dhe gazetar Zaharij Stojanov (i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm për Bashkimin e Bullgarisë si themelues dhe drejtues i Komitetit Sekret Revolucionar Bullgar). Disa nga eksponatet më të vlefshme janë të lidhura pikërisht me të. Gjatë vitit 1889 ai vdiq shumë i ri, derisa ishte kryetar i Kuvendit Popullor dhe janë ruajtur shumë pak gjëra prej tij.

Një vëmendje të posaçme ju kushtojmë dhe flamujve, të përdorur nga trupat e ndryshme të cilat kanë marrë pjesë në Bashkim.


Një interes të madh zgjon dhe koleksioni i armëve të pjesëmarrësve. Ai tregon karakterin popullor të lëvizjes dhe të këtij akti.


Bashkimi i tokave bullgare i ka bashkuar më tepër njerëzit nga të gjitha shtresat shoqërore. Një dëshmi për këtë është se një pjesë nga pjesëmarrësit dhe drejtuesit e komiteteve sekrete kanë qenë priftërinjtë, të cilët kanë shërbyer me një pasion të njëjtë si përpara Zotit, kështu dhe në dobi të popullit.

Foto: historymuseumplovdiv.org

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD