Akademia Kombëtare e Arteve paraqet historinë e diplomacisë bullgare përmes prizmit të artit

Galeria e Akademisë Kombëtare të Artevemirëpret një ekspozitë kushtuar 140 vjetorit të krijimit të Shërbimit Diplomatik Bullgar. Punimet u zgjodhën nga koleksioni i Fondit Artistik të Ministrisë së Punëve të Jashtme, i cili ka mbledhur gjithsej 3000 punime. Ekspozita “Diplomaci dhe Art”, e cila zgjat deri më 23 shtator përfshin 21 punime të artistëve të shquar bullgarë, të cilët gjurmojnë zhvillimin e diplomacisë bullgare nga dekada e parë deri në dekadën e fundit të shekullit 20-të. Me ndërtesat e bukura të ambasadave bullgare dhe të piktorëve që punuan në to, gjithashtu u theksua historia e institucionit diplomatik. Po ashtu janë treguar urdhrat dhe nderimet e krijuara gjatë viteve të shtetit të ri bullgar, me të cilat u dekoruan burra shteti bullgarë dhe diplomatë te huaj.  Një vend i veçantë i jepet parkut të skulpturave të Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe krijimit të simboleve të rëndësishme të sovranitetit shtetëror-kartëmonedhave dhe monedhave bullgare.


Galeri

Më shumë nga rubrika

Krijues bullgarë në ekspozitën “Mahatma Gandi-forca e së vërtetës”

Më 2 tetor mbushen 150 vjet nga lindja e Mahatma Gandit. Në lidhje me këtë më 17 shtator në galerinë “Oborishte 5” hapet ekspozita “Mahatma Gandi-forca e së vërtetës” në të cilën 20 piktorë dhe skulptorë të njohur bullgarë prezantojnë krijime të veta,..

botuar më 19-09-17 3.36.MD

Më shumë të njëjta, sesa të ndryshme: Sofja u gdhi me 30 kuti elektrike me elemente folklorike

30 kuti elektrike në qendër të Sofjes u gdhinë në ngjyra dhe forma. Ato janë pjesë nga projekti “Art4Diplomacy”, i cili bashkon krijime të artit nga Bullgaria dhe nga 30 shtete me misione diplomatike në vendin tonë. Ideja është e piktores së talentuar..

botuar më 19-09-16 4.00.MD

“Nga zjarri-zjarr” - festa të Qytetit të Vjetër të Plovdivit

Zjarri, i cili krijon ndjenjën e shtëpisë, do të lidhë në një fije të ngrohtë ngjarjet e festivalit “Festa të Qytetit të Vjetër”. Në prag të vjeshtës banuesit e qytetit Plovdiv do t’u japin jetë rrugëve dhe shtëpive në pjesën e vjetër të qytetit të..

botuar më 19-09-15 8.30.PD