Grigor Dimitrov përsëri është ndër 25 tenistët më të mirë në tenisin botëror

Foto: BTA

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u lëviz përpara me 53 vende në ranglistën botërore. Ai tashmë zë vendin e 25 me gjithsej 1432 pika. Përparimi i Dimitrovit i detyrohet arritjes së tij deri tek gjysmëfinalet e Kampionatit të Hapur të SHBA-së në Nju Jork (US Open), ku humbi nga Daniil Medvedev (Rusi). Ju rikujtojmë se në vitin 2017 Grigor Dimitrov zuri vendin e tretë në ranglistën botërore. Këtë javë 28 vjeçari Grigor Dimitrov, i cili është nga qyteti i Haskovos (Bullgari Jugore), do të pushojë, sepse nuk ka turne të ATP-së për shkak të ndeshjeve për Kupën “Davis”.

Më shumë nga rubrika

Bullgarët janë të tretë në grupin A të Kampionatit Evropian të Volejbollit për meshkuj

Kombëtarja bullgare e volejbollit për meshkuj humbi me 3:1 sete (25:22, 23:25, 21:25, 17:25) në ndeshjen e fundit të grupit A të Kampionatit Evropian të Volejbollit kundër Italisë në Montpellier të Francës. Edhe të dyja skuadrat i ishin siguruar vetes..

botuar më 19-09-18 10.45.PD

Sportisti i atletikës së lehtë Bojan Lefterov me medalje të artë dhe të bronztë në kampionatin evropian për veteranë

Në kampionatin evropian të atletikës së lehtë për veteranë në Venecie të Italisë sportisti bullgar në disitanca të mesme dhe të gjata Bojan Lefterov fitoi medaljen e artë në disiplinën 10000 metra me rezultat 37:59.42 min. në kategorinë mbi 65 vjeç...

botuar më 19-09-09 5.20.MD

Boksierja bullgare Daisy Lang me një titull të ri botëror

Në një ceremoni zyrtare në Sallën e Famës në San Francisco, SHBA, kampionia e trefishtë botërore e boksit, bullgarja Desisllava Kirova, e cila është e njohur si Daisy Lang, mori titullin e radhës botëror. Ajo u dekorua si bullgarja e parë – kampione..

botuar më 19-09-04 3.06.MD