Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Presidenti i Maqedonisë së Veriut bëri urime për rimëkëmbjen e unitetit të shtetitFoto: BGNESNë një përshëndetje drejtuar qytetarëve me rastin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Presidenti Stevo Pendarovski i uroi vendit që të rimëkëmbë  unitetin e tij që nga fillimi i pavarësisë së saj. “Në vitin 1991 ne e zgjodhëm pavarësinë, kurse në vitin 2001 – bashkëjetesën ndëretnike, ndërsa sot jemi para portave të institucioneve evropiane dhe euroatlantike. Kemi nevojë për pajtim civil, ndërsa që të kemi pajtim të qëndrueshëm kemi nevojë për drejtësi efektive dhe institucione të ndershme shtetërore, deklaroi Presidenti.

Athina është duke ndjekur një politikë të re për refugjatëtFoto: BGNES Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis deklaroi në një konferencë shtypi në Selanik se politika e qeverisë së tanishme greke për refugjatët është e ndryshme nga ajo e qeverisë së kaluar. Mitsotakis theksoi se “duhet të aplikohet marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë dhe të fillojë kthimi i migrantëve”. Problemi i refugjatëve është evropian dhe jo dypalësh dhe Presidenti turk Recep Erdoğan duhet të kuptojë se nuk mund të kërcënojë Greqinë dhe Evropën, duke u përpjekur të sigurojë më shumë mjete për zgjidhjen e çështjes së refugjatëve. Logjika kryesore e Athinës sa i përket politikës së refugjatëve është se në kuadrin e marrëveshjes së vet me BE-në Turqia ka marrë nga Evropa gjashtë mlrd euro dhe duhet të zbatojë angazhimet e ndërmarra.

Në qoftë se Kosova hyn në Interpol, atëherë Ministri serb i Punëve të Jashtme do të japë dorëheqjeFoto: BGNESNë sesionin e Interpolit gjatë tetorit ka të ngjarë që Kosova të mos aderohet në këtë organizatë ndërkombëtare, deklaroi Ministri serb i Punëve të JashtmeIvica Daçiç dhe shtoi se në qoftë se Kosova hyn në Interpol ai do të japë dorëheqje. Ministri vuri në dukje se 15 shtete tashmë e kanë tërhequr njohjen e Kosovës dhe pritet që së shpejti këtë ta bëjnë dhe shtete të tjera. Kosova shpalli pavarësinë e vet në vitin 2008 dhe aktualisht është e njohur nga shumica e vendeve-anëtare të BE-së dhe nga SHBA-ja. Sipas Daçiçit nga 116 vendet, të cilat e kanë njohur Kosovën, do të mbeten më pak se 96.

Bullgaria i dërgoi Turqisë një të dyshuar për terrorizëmFoto: aa.com.trMë 7 shtator Sofja i ka dorëzuar Turqisë një të dyshuar për veprime terroriste, i cili ka provuar të kalojë në mënyrë ilegale nga Turqia në Bullgari, bëri të ditur gazeta “Hürriyet”. I ndaluari ka ndalesë ndërkombëtare për të udhëtuar për shkak të veprimtarisë propagandistike të lidhur me PKK-në dhe të krimeve të ndryshme. PKK-ja konsiderohet si organizatë terroriste e Turqisë, SHBA-së dhe BE-së. Mendohet se ajo është e përgjegjshme për vdekjen e afro 40 000 vetave në Turqi, përfshi këtu gra dhe fëmijë.

Një Gay Paradë në Sarajevë nguli këmbë për ndalimin e urrejtjesFoto: BGNESAfro 2000 veta zhvilluan ditën e diel një paradë homoseksuale me thirrje për ndalimin e urrejtjes në Bosnjë kundër bashkësisë homoseksuale. Mbi 1000 policë, përfshi këtu nëpunësit e forcave për luftimin e trazirave, u dërguan për të bllokuar rrugët në itinerarin e paradës në qendër të qytetit. Ndër pjesëmarrësit kishte edhe ambasadorë të disa shteteve perëndimore, ndër të cilat Britania e Madhe, Franca, Italia dhe SHBA-ja.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..

botuar më 24-04-14 9.55.PD