Kompanitë ndërkombëtare shfaqin interes për furnizimin e Sofjes me akoma skuterë elektrikë

Foto: BGNES

Një muaj pas vënies në shfrytëzim të skuterëve të parë elektrikë me qira në Sofje dhe interesit të dukshëm ndaj tyre nga ana e sofjanasve, tek ne mbërrin firma e dytë në botë për nga madhësia, e cila e ofron këtë shërbim. Në pjesën qendrore të qytetit tashmë mund të shihen dhjetëra skuterë që mund të përdoren me qira, ndërsa bashkia caktoi dhe parkingje të posaçme për ta. Megjithë masat e rrepta të Policisë Rrugore ndaj skuterëve elektrikë, të cilët nuk e kanë të drejtën e lëvizjes në rrjetin rrugor, sepse nuk janë regjistruar si automjete, akoma disa kompani të huaja kanë treguar interes ndaj sigurimit të këtij shërbimi në Sofje. Ideja rreth së cilës bashkohen operatorët e skuterëve me qira është që ata të shndërrohen në një element ndihmës të transportit urban dhe t’i motivojnë qytetarët për t’i braktisur automobilat e tyre. Duhet të ndërtohen parkingje për skuterët elektrikë në lagjet periferike të Sofjes, ku ka më shumë hapësirë të lirë. Ideja është që ata të bëhen një automjet i preferuar me të cilin kryeqytetasit të lëvizin deri në shtëpi. 

Më shumë nga rubrika

Foto: EPA/BGNES

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mogherini: BE-ja bëri një gabim historik duke mos i filluar negociatat me Tiranën dhe Shkupin Përfaqësuesja e tanishme e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini komentoi se liderët e Bashkësisë..

botuar më 19-10-21 2.16.MD

Nxënësit bullgarë janë ndër më të fortët në olimpiadat e shkencave natyrore

Sofia Tech Park është mikpritësi i nismës “Science Bricks – Shkencë me kauzë”. Qëllimi është që të popullarizohen arritjet e nxënësve bullgarë me medalje nga forumet ndërkombëtare të shkencave. Në një skenë prezantohen shkencëtarë prijës me shpikjet e..

botuar më 19-10-19 9.00.PD

Parashutistët kanë se çfarë t’u tregojnë brezave të ardhshëm

Në Bullgari 18 tetor është Dita e Parashutistit Ushtarak. Sot mbushen 75 vjet pas ngjarjes, së cilës i është kushtuar kjo festë. Bëhet fjalë për “pagëzimin luftarak” të Batalionit të Parë të Parashutistëve më 18 tetor 1944 dhe për sulmin e pozicionit të..

botuar më 19-10-18 1.37.MD