Për 10 vjet ekonomia bullgare u ristrukturua me sukses

Foto: arkiv

Pas krizës globale të vitit 2009 ekonomia bullgare tashmë është ristrukturuar me sukses. Kjo shihet nga riorientimi i fuqisë punëtore. Pavarësisht nga rritja e prodhimit, të punësuarit në sektorin e ndërtimit janë përgjysmuar, 1/3 më pak janë ata në sektorin e prodhimit të tekstilit, më pak njerëz punojnë në industrinë e ushqimeve dhe mobiljeve, në sektorin financiar dhe bankar. Rritje dhe më shumë vende pune ka në sektorin e automjeteve, elektronikës, prodhimeve elektrike dhe inxhinierisë mekanike. Uzinat e reja në këto fusha e rrisin eksportin bullgar. Është ndryshuar dhe gjeografia e vendeve të reja të punës. Sofja mbetet prapa dhe aktualisht vendet më të preferuara nga investitorët janë Provdivi, rrethi i Sofjes, Stara Zagora, Sliven, Gabrovo. Zhvillohet industria dhe në qytetet më të vogla si Loveç, Pleven, Montana, tregojnë të dhënat e statistikës.


Më shumë nga rubrika

Ekaterina Zaharieva

Ekaterina Zaharieva: Bullgaria nuk i përkrah sanksionet ekonomike kundër Turqisë

Bullgaria nuk i përkrah sanksionet ekonomike kundër Turqisë për shkak të veprimeve ushtarake në Siri, bëri të ditur Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva para Televizionit Kombëtar Bullgar. Tashmë mbi 140 mijë..

botuar më 19-10-16 7.02.MD

Po diskutohet aktivizimi i marrëdhënieve Bullgari – Kamboxhia

Për vizitë në Bullgari është Kryeministri i Kamboxhias Huan Sen. Kryeministri bullgar Bojko Borisov diskutoi me mysafirin aktivizimin e lidhjeve ekonomike bilaterale, inkurajimin e kontakteve të biznesit ndërmjet të dyja vendeve, zhvillimin e..

rinovuar më 19-10-16 5.53.MD

Infermierët: Dëshirojmë ndryshimin e modelit të funksionimit të shëndetësisë

Pritet se një pjesë e infermierëve që po protestojnë në çadra para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë, do të takohen me Мinistrin e shëndetësisë Kirill Ananiev. Në takim ai do të njihet me kërkesat e tyre për paga më të larta, për kushte më të..

rinovuar më 19-10-16 5.12.MD