Ministri Karakaçanov: “Jo vetëm Rusia kryen veprimtari të inteligjencës në Bullgari”

Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov
Foto: BNR

Lidhur me ashtuquajturin “skandal të spiunimit”, në të cilin kryetari i lëvizjes “Filorusët” në Bullgari ishte akuzuar për spiunim në favor të Rusisë, Zv.Kryeministri dhe Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov deklaroi se kundërinteligjenca bullgare i ndjek të gjitha përpjekjet e faktorëve të huaj, pavarësisht a bëhet fjalë për shtete apo për subjekte të tjera, të cilat synojnë ndërhyrje në politikën e brendshme të vendit.

Supozohet se veprimtari të tillë po zhvillon Rusia, e cila për shkak të tensionit në Detin e Zi, Krime, etj., aktualisht është shumë aktive në të gjithë Gadishullin Ballkanik. Por ka edhe shtete të tjera, të cilat kryejnë veprimtari të inteligjencës tek ne, duke përfshirë këtu partnerë të Bullgarisë, të cilët presin përkrahje nga Sofja për aderimin e tyre në BE dhe në NATO.


Më shumë nga rubrika

Gallëp: Më se 600 mijë bullgarë janë të prirë të shesin votat e tyre

Më se 600 mijë bullgarë pranojnë, se mund të votojnë kundrejt ndonjë stimuli ose me detyrim, tregon një anketimi i Agjencisë “Gallëp Interneshënëll”. Ky anketim u provokua nga botime, në të cilat thuhet, se çmimi i një vote lëvizet nga 75 deri në 100 euro...

botuar më 19-10-22 3.04.MD

Vietnami do ta ndihmojë Bullgarinë në partneritetin e saj me ASEAN-in

Presidenti Rumen Radev diskutoi në Tokio me Kryeministrin e Vietnamit Nguen Suan Fuk mundësitë e rritjes së këmbimit dypalësh ekonomik, tregtar dhe të investimeve. U shpreh qëndrimi se këmbimi i tanishëm tregtar prej rreth 100 mln dollarësh në vit nuk i..

botuar më 19-10-22 2.12.MD

Presidenti Radev ishte i pranishëm në ceremoninë e kurorëzimit të perandorit të ri japonez

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe e shoqja Desisllava Radeva ishin të pranishëm në ceremoninë e kurorëzimit të perandorit të ri të Japonisë Narohuto. Për ngjarjen në Tokio mbërriten 190 delegacione nga tërë planeti. Naruhito u bë perandor i Japonisë në..

botuar më 19-10-22 1.29.MD