Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Ditën e pavarësisë heronjtë bullgarë nga Rilindja “ngjallen” në Bremen

Më 22 shtator 1908 në qytetin Tërnovo Princi Ferdinand shpalli pavarësinë e Bullgarisë nga Perandoria Osmane - 30 vjet pas Luftës Çlirimtare Ruso-Turke nga periudha 1877-78. Rruga drejt kësaj ngjarjeje të madhe në historinë bullgare është kaluar me çmimin e jetës, të shëndetit dhe të ideve të bullgarëve të shquar, luftëtarë për liri.

Kohët e fundit pedagogu universitar dhe themelues i projektit “Bullgaria e Paharruar” – regjisori, doktor Iskren Krasimirov, krijoi një spektakël filmues-teatral, i cili tregon për heronjtë nga Rilindja bullgare - Pajisij Hilendarski, Sofronij Vraçanski, Vasill Levski, Rajna Knjaginja, Gjeorgji Benkovski, Zaharij Stojanov, Ivan Vazov, Hristo Botev dhe për Çlirimin e Bullgarisë:

“Projekti im më i ri është një spektakël unikal, në vend të parë, sepse e luan vetëm një aktor - unë. Por, ai nuk është një mono spektakël, sepse në të ka pjesë prej filmave të ndryshëm. Pavarësisht se në pamje të parë jam vetë, unë në fakt drejtoj me vete të gjithë çetën qiellore të heronjve kombëtarë bullgarë. Në Dyzeldorf, ku qe premiera e spektaklit, tamam në prag të ditës së Bashkimit të Bullgarisë më 6 shtator, qe shumë emocionante, si dhe në ditën tjetër në Këln. Aty qe shfaqja e dytë nga turneu i parë në Gjermani. Mbi 150 veta ishim mbledhur në një sallë të ngushtë, kishte dhjetëra fëmijë. Filmat e mi, mësimet dhe spektaklet – të gjitha përpjekjet e mia u janë të drejtuar pikërisht më të vegjëlve.”

Në datën e sotme të ndritshme spektakli do të shfaqet para bullgarëve në qytetin gjerman Bremen. Pas kësaj programi zbavitës me karakter arsimor do të ketë shfaqje dhe tek ne - nëpër shkolla, në vatrat e kulturës dhe nëpër kopshtet e fëmijëve, shton doktori Iskren Krasimirov:

“Nuk duhet vetëm në ditë të ngjashme të jemi krenarë se jemi bullgarë. Unë jam krenar me këtë fakt çdo ditë. Mundohem t’ua them këtë dhe fëmijëve , sepse patriotizmi, atdhedashuria nuk janë vetëm në festat zyrtare – më 3 mars në majën Shipka,  më 2 qershor në Okollçica ose në datën, kur shënojmë varjen e Vasill Levskit. Ato janë çdo ditë. Të lexosh besëlidhjet e heronjve Levski dhe Botev, të mundohesh t'i respektosh në jetën e përditshme - ky është qëllimi im kryesor si dhe i ekipit tim nga “Bullgaria e Paharruar”. Në Bremen spektakli do të tregohet për herë të tretë përpara fëmijëve nga shkolla bullgare, përpara prindërve të tyre dhe të gjithë bashkësisë bullgare në këtë qytet gjerman. Pas kësaj fillojnë vizitat të cilat janë bërë tradicionale për mua gjatë viteve të fundit nëpër shkollat në Bullgari, kurse më vonë - përsëri jashtë shtetit”.

Doktori Krasimirov tanimë prej viteve mban leksione në histori nëpër shkollat bullgare. Ja dhe vërejtjet e tij si rezultat i takimeve me adoleshentët:

Po vërej një ndryshim pozitiv tek më të vegjlit - nxënësit midis klasës së parë dhe klasës së katërt. Unë i vizitoj ata më shpesh - na tregon doktori Iskren Krasimirov. Aty fëmijët  emocionohen dhe gëzohen shumë, por po kështu e dinë se kjo është normale. Vlerat tani janë të tjera, në modë janë gjëra të tjera. Unë luftoj të mund të kthejë interesin drejt vlerave bullgare si dashuria ndaj familjes, ndaj njerëzve të afërt, ndaj atdheut, historisë, heronjve. Këto janë gjërat e vështira sot, në këtë shekull kaq të përshpejtuar, por mendoj se ka arsye për pozitivizëm. Më e gëzueshmja për shembull është se në internet faqen e “Bullgarisë së Paharruar” 80% nga 40 000 ndjekësit tanë janë fëmijë nën 18 vjeç. Ky është dhe vlerësimi më objektiv për punën time të palodhshme”.

Cila është ajo e cila e frymëzon doktorin Iskren Krasimirov të vazhdojë punën e tij iluministe?

“Më tepër fëmijët - nga shkollat bullgare në vend dhe jashtë shtetit, si dhe bashkatdhetarët tanë jashtë kufirit - drejtorët e shkollave, mësuesit dhe prindërit. Këta njerëz në vend që të pushojnë ditën e shtunë dhe të diel ia kushtojnë ditët e veta të lira shkollës bullgare. Në Këln për shembull të gjithë prindërit qenë gjatë gjithë kohës së shfaqjes dhe na ndihmonin, kush me çfarë të mundin. Këta janë apostujt modernë, iluministët e sotëm. Jo vetëm ata jashtë shtetit, por dhe mësuesit tanë në Bullgari, të cilët meritojnë një përkulje mjaft të madhe, më në veçanti nëpër fshatra, ku jam një mysafir i shpeshtë. Popullsia aty tanimë është mbi 80 % me prejardhje rome. Ky është një mjedis ku punohet shumë vështirë. Kjo është edhe ëndrra e Apostullit Vasill Levski - të gjitha racat dhe etnoset të jetojmë në paqe dhe mirëkuptim.

Foto: azbukivedi.de

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënë Kadire nga Gora

Te nashencit në Gorën e Kukësit (VIDEO)

Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të..

botuar më 24-03-29 1.10.MD

Një filial i Universitetit në qytetin Ruse do të hapet në Taraklia

Një filial i Universitetit Ruse do të hapet në qytetin moldavian Taraklia. Kjo u vendos me një dekret të Këshillit të Ministrave. Udhëheqja e Universitetit në Ruse përpiqet për të hapur një filial të tij në qytetin moldavian që nga viti 2016...

botuar më 24-03-28 5.32.MD

Në BE, shkalla e vdekshmërisë për shkak të një aksidenti kardiovaskular është më e larta në Bullgari

Çdo vit në BE ka më shumë se 6 milionë raste të reja dhe mbi 1.8 milionë vdekje që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare, raporton BTA, duke cituar zëvendëskryeministren dhe ministren e punëve të jashtme në dorëheqje Maria Gabriel. Në një konferencë..

botuar më 24-03-28 11.23.PD