"Festat e Deljos" - një traditë krahinore me pak “shije kozmike”

Foto: fest-bg.com

Që nga viti 2007 në qytetin më jugor të malit të Rodopeve – Zllatograd – muaji shtator është nën shenjën e festave për kujtim të Vojvodës Deljo. Ky hero ka jetuar në fund të shekullit të XVII dhe në fillim të shekullit të XVIII dhe mund të thuhet se është një personalitet “kozmik”. Që nga viti 1977, kënga e njohur “Ka dalë Deljoja hajduti” /"Izlel je Delyo Haydutin"/ në interpretim të këngëtares Valja Ballkanska udhëton me aparatet kozmike amerikane “Vojaxhër”1 dhe 2. Ajo është e përfshirë në “Pllakën e Artë” si një nga shembujt e kulturës tokësore muzikore. Sipas gojëdhënave popullore, trimëritë e veta më të mëdha Deljoja i ka bërë, duke i shpëtuar nga islamizimi me dhuna bullgarët e shumtë nga mali i Rodopeve. Prandaj festat kushtuar Deljos përfshijnë prezantime të betejave në këto vise që përpara 3 shekujve. Vojvoda ka qenë i pamposhtur, "atë nuk e ka kapur as plumbi", tregojnë legjendat e kësaj krahine. Por gjithsesi ka vdekur i goditur nga plumbi, por jo një plumb i zakonshëm, por i bërë prej një monedhe të tij prej argjendi. Festat e përvitshme  përfshijnë dhe gara sportive, koncerte folklorike, ekspozita, festime popullore. Në fokus janë po kështu jeta, kultura dhe traditat e së kaluarës. Sivjet organizatorët kanë përgatitur akoma një skenë nga jeta e vojvodës, të cilën do ta shikojnë të gjithë mysafirët e festivalit. Emri i saj është “Një ditë pazari në Zllatogradin e vjetër”.

Më shumë nga rubrika

Kostadin Atanasov e pushton botën me zërin e gajdes bullgare

Përpara ca kohe Kostadin Atanasov festoi jubileun e tij të 50. Gajdexhiu ynë i njohur është mes virtuozëve modernë të këtij instrumenti tradicional bullgar. Ai është i dekoruar me çmime të shumta bullgare dhe të huaja. Luan me një përsosmëri të madhe në..

botuar më 19-11-08 11.52.PD

Një ekspozitë etnografike prezanton në Sofje simbolet e begatisë nga Maqedonia e Veriut

Pasuria dhe larmia e kulteve dhe e traditave të lidhura me pjellorinë dhe begatinë në regjionin e Ballkanit prezanton një ekspozitë nga Republika e Maqedonisë Veriore. Ajo është renditur në 5 sallat e Muzeut Etnografik Kombëtar në Pallatin Princëror në..

botuar më 19-10-30 1.47.MD

Një libër atdhetar mblodhi kujtime për traditat në të kaluarën të qytetit Elin Pelin

Në ditën e Përshpirtjes së Shenjtë nuk punohet – që të mbrohemi nga breshëri, por dhe tubimin e kemi atëherë. Në ditën e Shën Petros vetëm punohet toka. Në ditën e Shën Simeonit që është më 1 shtator gruri nxirret për t’u mbjellë dhe shpihet në..

botuar më 19-10-21 3.36.MD