Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi cikli i koncerteve kushtuar marrëdhënieve diplomatike të Bullgarisë me vende prijëse evropiane

Stina e koncerteve për adhuruesit e muzikës klasike në Bullgari filloi, kurse surprizat të cilat po e presin publikun në sallën më të mirë për muzikë klasike tek ne – salla e koncerteve ”Bëllgaria”, nuk janë të pakta. Me një koncert, kushtuar muzikës së Rusisë, në të cilin tingëlluan veprat e Sergjej Rahmaninovit, Sergjej Prokofievit dhe të Mihaill Pletnjovit, filloi cikli muzikor  “Diplomacia dhe muzika”, kushtuar 140-vjetorit nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë  dhe vendeve prijëse evropiane. Një festë e vërtetë muzikore  do të jetë dhe koncerti i ardhshëm më 30 shtator, në të cilin publiku do të mund t’i dëgjojë muzikantët virtuozë nga kuarteti i harqeve “Credo”, të cilët do të interpretojnë pjesa t; kompozitorëve Hajden dhe Piazzolla. Sipas traditës koncertet e ciklit fillojnë në orën 19 dhe përfshijnë një larmi të madhe prej interpretuesve, mes të cilëve dhe mbajtësja e dekoratës së madhe të konkursit të shtatë ndërkombëtar “Trashëgimtarët e Orfeut” 2019 – flautistja Gergana Ivanova. Bashkë me të gjatë muajit tetor do të mbajnë koncerte muzikantët nga “Sofia Quartet”, kuarteti i harqeve “Fillharmonika”, violinistja Natalia Todorova dhe pianisti Vasill Naçev.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Studioja vokale “Dëga” feston 30 vjetorin me një koncert

Studioja vokale "Dëga" (Ylber) do të mbajë një koncert festiv më 30 mars, kushtuar tre përvjetorëve të rrumbullakët - 30 vjet nga krijimi i formacionit, 40 vjet të veprimtarisë krijuese të Snezhana Polihronova - Kërnollski dhe 50 vjet të Shtëpisë së..

botuar më 24-03-29 8.25.PD

"Gënjeshtra dhe të vërteta"

SLNG është një nga grupet që kontribuuan në muzikën moderne bullgare në fillim të mijëvjeçarit të ri. Pas vdekjes së frontmenit Dimi Ekimov, SLNG u kthye në një formacion të rinovuar - Vlladi Mihajllov, i njohur edhe si vokalist i grupit SAFO dhe..

botuar më 24-03-28 8.15.PD
Tatjana Llollova

Ditën Botërore të Teatrit e shënojmë me një vepër nga projekti “Artistë që këndojnë”

Për më shumë se gjashtë dekada, 27 mars shënohet si Dita Botërore e Teatrit. Kjo datë festohet me ngjarje të ndryshme kushtuar teatrit në mbarë botën, përfshirë edhe në vendin tonë. Data u zgjodh në vitin 1961 në Kongresin e IX-të të Institutit..

botuar më 24-03-27 8.15.PD