Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A po u vjen fundi qymyrit dhe termocentraleve në Bullgari?

Foto: BGNES

Një pjesë e madhe e energjisë elektrike në Evropë ende prodhohet nga qymyri, tregojnë të dhënat e Statista (për vitin 2017). Bullgaria është në këtë kategori dhe zë vendin e katërt në Evropë për  nga varësia e ekonomisë së saj nga qymyri - 45% prej korrentit tek ne vjen nga 4 termocentralet e mëdha, të cilat ndodhen në kompleksin energjetik “Marica Iztok” në Bullgari Jugore dhe nga akoma disa termocentrale të tjera më të vogla në rajone të tjera të Bullgarisë. Për prodhimin e 3200 megavateve energji elektrike ato e përdorin linjitin që nxirret në rajon, i cili është me cilësi të ulët dhe prandaj ndotja e mjedisit është më e madhe në krahasim me ndotjen e shkaktuar nga qymyri i zakonshëm. Kështu 4 termocentralet në fjalë janë detyruar të blejnë aq shumë kuota të emetimit të gazit të karbonit, sa që detyrimet e prapambetura të njërit prej tyre (termocentrali shtetëror Marica Iztok 2) ka arritur shifrën mbresëlënëse 300 mln. euro. Pavarësisht nga kjo mbyllja e këtyre centraleve nuk parashikohet në të ardhmen e afërt dhe planet e qeverisë janë lidhur me përdorimin e tyre të paktën deri në vitin 2030 me horizont deri në vitin 2050.

Dy prej termocentraleve janë pronë amerikane dhe ato gjithashtu i kanë problemet e lidhura me çmimin e ndotjes së mjedisit. Tani për tani puna e tyre vazhdon, por specialistët në sektor pohojnë se të paktën njëri prej tyre po kërkon pronar in e vet të ri.

Është e vërtetë se nxjerrja e qymyrit dhe prodhimi i energjisë elektrike prej linjiti u jep punë mijëra punëtorëve, pagat e të cilëve janë ndër më të lartat në Bullgari. Por, po kështu është e vërtetë se po i vjen fundi kësaj industrie . Bullgaria ka nënshkruar Marrëveshjen e Parisit për klimën në vitin 2015 dhe nuk mund t’i respektojë kërkesat akoma më të ashpra të Bashkimit Evropian në këtë fushë. Ka nevojë për masa të dhimbshme nga pikëpamja sociale dhe akoma në fund të vitit të kaluar minatorët e pakënaqur dhe nëpunësit në degën e  energjetikës dolën në protestë për shkak të perspektivave negative në sektor. Ata morën përkrahjen e sindikatave, të Ministres së energjetikës Temenuzhka Petkova dhe të Presidentit Rujmen Radev.

Tani për tani nuk ka masa konkrete nga ana e autoriteteve përgjegjëse dhe nga ana e termocentraleve për reduktimin e ndotjes dhe Sofja shpreson se do të ketë derogacione për vendin tonë (kjo do të thotë se për një periudhë të veçantë kapacitetet energjetike bullgare do të marrin lejë që të mos i respektojnë normat ekologjike dhe vendi ynë nuk do të ndëshkohet për këtë nga BE-ja). Termocentralet bëjnë shumë për pakësimin e ndotjes, por masat në këtë drejtim kushtojnë shumë dhe kërcënojnë rentabilitetin e tyre. Zyrtarisht këto centrale akoma janë në listën e kapaciteteve bazë të energjetikës bullgare dhe vendi ynë nuk ka alternativë, posaçërisht në dimër, kur ato sigurojnë 60% prej energjisë së nevojshme në vend.

Vendimi më racional dhe më i pranueshëm tani duket transformimi i impianteve për punë me gaz. Ende kjo lëndë djegëse është më e shtrenjtë, por zhvillimi i vrullshëm i sektorit të gazit, ndërtimi i pjesës bullgare të gazsjellësit “Rryma Turke”, përparimi në ndërtimin e interkonektorit Bullgari-Greqi dhe qendra e shpërndarjes e gazit (ndërtimi i së cilës është planifikuar nga qeveria), ndoshta do t’i ndryshojnë gjërat në favor të përdorimit të gazit. Nuk duhet harruar dhe faktin se Bullgaria është ndër liderët në BE për nga përdorimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe tashmë kemi plotësuar minimumin e kërkuar nga BE-ja për 16% energji energjike të prodhuar prej burimeve të tilla.

Pavarësisht nga të gjitha përpjekjet ekologët si për shembull Greta Thunberg insistojnë për masa akoma më radikale për ruajtjen e klimës dhe mjedisit – dhe në Bullgari ka njerëz tepër të ndjeshëm ndaj thirrjeve të tilla – një tendencë në zhvillim jo vetëm tek ne, por në gjithë botën. Edhe logjika ekonomike duket se është në favor të kufizimit të ndotjes.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristalina Georgieva

FMN riemëroi Kristalina Georgieva si drejtoreshë menaxhuese

Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..

botuar më 24-04-13 12.54.MD

Komisioni Evropian do të zhvillojë fushata informuese për futjen e euros

Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave Ljudmilla Petkova, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis dhe Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni nënshkruan në Luksemburg një Marrëveshje Partneriteti..

botuar më 24-04-12 11.34.PD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Shumë para u shpenzuan ilegalisht

“Shumë para u shpenzuan në mënyrë të paligjshme, gabimisht, duke shpërfillur raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe thirrjet e jokoalicionit për të shpenzuar me mençuri”, komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov për gazetarët në Kuvendin Popullor...

botuar më 24-04-11 11.01.PD