Damjan Nikollov hapi shkollën e parë falas për grafitе

Autor:

Ai e transferon kozmosin në pikturat e veta, sepse në të zbulon lirinë, pa të cilën nuk mundet asnjë artist i vërtet i grafitеve. Kurse gjatë kohëve të fundit i mëson fillestarët të lënë një gjurmë individualepërmes artit të tyre në shkollën e parë falas për piktorë të grafiteve tek ne.

Vetëm 25 vjeç. Me arsim në kimi dhe në mikrobiologji, Damjan Nikollov ikën nga një kompani ndërkombëtare të softuerit, sepse nuk i mjafton koha që të pikturojë. Ai i zbulon grafitet si adoleshent, kurse sot në mënyrë profesionale merret me dizajn të brendshëm dhe të jshtëm, duke pikturuar mbi materiale të ndryshme – metal, suva, plastikë.

Përpara dy vjetëve ai ka themeluar dhe shkollën e vet, që të mund t’u mësojë të rinjve se ai bazat në artin e grafiteve. Formohet diçka si shkollat vjetra, ku çdo një jep atë, në të cilën ndihet më i mirë.  

Ideja e shkollës falas të grafiteve në qytetin Varna është të mund ta shkurtojë rrugën e gjatë të artistëve të rinj dhe në vend që ata të pikturojnë nëpër muret, më shpejt të kuptojnë nëse një gjë e tillë është për ta - tregon Damjan Nikollov. Në sajë të sponsorëve, në shkollë i kemi t[ gjitha materialet e siguruara.  Tek ne vijnë jo vetëm fëmijë, por dhe njerëz të mëdhenj me ndonjë farë njohjesh - të cilët pikturojnë portrete dhe makina, të cilët merren me vizatim, grafikë dhe kaligrafi, dhe detyra ime është tu tregojë sesi të punojnë me spërkatës. Nganjëherë bëjmë projekte të përbashkëta dhe kur kam porosi më të mëdha, marr disa nga nxënësit e mi që të më ndihmojnë.

Në fillim fare, Damjani është frymëzuar nga pikturat të cilat i ka shikuar në qytetin e tij të lindjes Dobriç, dhe ka filluar me skica të veta. Grafitet e tij të para i ka bërë në një vend të braktisur – mbase me një ose dy ngjyra, sepse parat asnjëherë nuk u mjaftojnë artistëve të rinj. Ai pasionohet shumë pas germave, por a i lidh ato në fjalë me mesazhe?

“Nuk ka rëndësi se çfarë shkruan-me rëndësi është mënyra në të cilën e bën, me qenë se stili është mjeti tënd dallues - përgjigjet ai. Me fjalë të tjera, jo kaq të drejtosh një mesazh, por më tepër ta shënosh territorin, të lesh mbresë. Mesazhet lidhen më tepër me street art-in (artin e rrugës), ku ka ide, e cila shërben për një komunikim me njerëzit, por tek ne procesi është i njëanshëm. Në mënyrë pak më egoiste veprojnë vizatuesit e grafiteve në mjedisin e qytetit, duke deklaruar “unë jam filani, bëj këtë dhe isha këtu”.  Por, kjo po kështu është një pjesë nga kultura”.

Pikturat, me të cilat artisti krenohet më shumë, pasqyrojnë yje dhe planetë. Mbi një pjesë nga fasada e shkollës për fëmijë me të meta në qytetin Varna, ai ka pasqyruar hijen e një shpendi, i cili simbolizon hapësirën kozmike dhe pasqyron lirinë e pafund, sepse shpendi simbolizon lirinë, kurse kozmosi - pafundësinë.  I ngjashëm është mesazhi i hijes së njeriut të ulur në karrige, i cili pi duhan me llullë, kurse tymi përsëri përbën hapësirën, kozmosin.

Tematika kozmike është e pranishme dhe në nënkalesën në rrugën “Dubrovnik” në Varnë. Pikturuesit para ca kohe i mbuluan muret e saj në kuadrin e festivalit ndërkombëtar të organizuar nga Damjani.

Me këtë festival tregova se kultura e grafiteve mund të sjellë estetikë – gjërat mund të bëhen në mënyrë legale dhe të organizuar, bukur dhe me koncept – thotë akoma artisti. Në vend të parë, duhet të ketë vende të siguruara, mbi të cilat të pikturohet – kjo është gjëja për të cilën kanë nevojë artistët – një vend dhe materiale. Por, çështja është se njerëzit zemërohen, acarohen pasi shikojnë rreth vetes vetëm piktura të këqija dhe negative ose piktura, të cilat nuk kuptohen. Në këtë mënyrë ata kthehen kundër të gjithë kulturës së grafiteve. Por, deri në një shkallë të madhe vetë artistët po kështu kanë faj për këtë, me qenë se nganjëherë pikturojnë të ashtuquajturat bomba-vizatime të shpejta, me qëllim rritjen e adrenalinës. Sipas meje, këto vizatime të shpejta dhe të pamenduara shumë, nuk do të pushojnë asnjëherë. Ato bëhen si nga artistët e rinj kështu dhe nga artistët e afirmuar. Por ideja dhe qëllimi im është që të pakësohen në përgjithësi këto vizatime dhe shenja të shëmtuara mbi godinat publike dhe nëpër shtëpitë e njerëzve.

Foto:podmosta.bg

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Eksponate të vlefshme të filatelisë nga tërë Evropa mund të shihen në Plovdiv

Në Plovdiv ishte hapur ekspozita evropiane e filatelisë “Plovdiv Fila 2019”. Filatelistë nga 19 shtete tregojnë eksponatet e tyre më interesante, të renditura në 480 vitrina. Një koleksionues i njohur nga Londra prezanton eksponate te rralla..

botuar më 19-10-19 9.50.PD

Rafaella Rafaellova – artistja me imagjinatë pa ka kufij

Cila është ndjenja të pikturosh një pikturë, në qoftë se je një pjesë prej saj? Kjo është pyetja të cilën mbase mund ta drejtojë çdonjëri i cili ka lexuar për Rafaella Rafaellovën dhe hobin e saj. Ajo është një nga artistët e parë VR (realitet..

botuar më 19-10-14 12.02.MD

Teatri i kukullave na çon në një përrallë të bukur japoneze

Ditët e Kulturës Japoneze në Bullgari qenë shkak që në Teatrin e Ushtrisë Bullgare në Sofje të prezantohet teatri i kukullave për fëmijë dhe të moshuar, i cili pushton me ngjyrat dhe ekzotiken e Tokës së Lindjes së Diellit. “ Princi i Detit dhe Princi..

botuar më 19-10-12 2.05.MD