Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pa shkencë nuk ka një arsim të mirë, shëndetësi dhe siguri kombëtare

Akademik Julian Revallsaki para Radio Bullgarisë për punën e Akademisë Bullgare të Shkencave

Akademia Bullgare e Shkencave – institucioni më i vjetër dhe i autoritetshëm shkencor tek ne, feston 150-vjetorin nga themelimi i vet. E lindur si një shoqëri letrare në Braila 9 vjet para Çlirimit tonë, ajo i ka vënë vetes qëllimin që të bëhet qendra shkencore për përhapjen e dijeve dhe njohurive mes bullgarëve, për studimin e historisë dhe kulturës vendase si dhe për përsosjen më tej të gjuhës bullgare. Veprimtarinë atdhedashëse e përkrahin personat e Rilindjes Bullgare Marin Drinov (profesor në universitetin e Kharkovit), Vasill Drumev (kryeministër i ardhshëm i Principatës së Bullgarisë dhe mitropolit i Tërnovos) dhe Gavrill Krësteviç  (guvernator i ardhshëm i Rumelisë Lindore), bullgarë të pasur dhe të shkolluar, revolucionarë, mes të cilëve dhe heroi kombëtar Vasill Levski.


Sot Akademia Bullgare e Shkencave disponon me 42 institute dhe 8 laboratorë me 2600 shkencëtarë, shtëpi botuese, biblioteka, një arkiv shkencor.

“Në fillim fare gjërat kanë qenë të orientuara më shumë drejt Rilindjes, historisë, gjuhës, frymës bullgare, derisa pas Çlirimit Akademia ka luajtur një rol të madh në ndërtimin e Bullgarisë së re” – tregon akademiku Julian Revallski-kryetar i Akademisë Bullgare të Shkencave. “Anëtarët e saj – veprimtarë shoqërorë, burrat e shtetit, ministra, kryeministra – janë mes njerëzve, të cilët kanë ndërtuar dhe formuar jo vetëm vendin tonë, por dhe kanë punuar për hapjen e Universitetit të Sofjes. Prandaj duhet të bëjmë çdo gjë të mundur, që të zbatojmë amanetin e tyre. Por, në qoftë se shoqëria nuk e kupton dobinë nga shkenca, nuk do të ketë dhe një arsim të mirë, një shëndetësi të mirë, siguri kombëtare, ekonomi të aftë për konkurrencë, nënvizon akademiku Julian Revallski. Dhe që të mundohet të mbajë të rinjtë në institucionin e tij, ai ngulmon për rritjen e rrogave 20%. Vetëm pas rreth 5 vjetëve Akademia Bullgare e Shkencave do të humbasë rreth 700-800 shkencëtarë  për arsye biologjike, shton ai.


Në prag të festës së vet, 12 tetor, Akademia Bullgare e Shkencave hap dyert e instituteve të veta dhe të laboratorëve dhe me një seri ngjarjesh do të popullarizojë veprimtarinë e vet. E para prej tyre është ekspozita në Urën e të Dashuruarve afër Pallatit Kombëtar të Kulturës, që me fotografi të mëdha me zgjidhje inovative për industrinë e akumulimit, imazhe 3D të hologrameve të gjeneruara me kompjuter, derdhje me kundërpresion,  prototip të pastruesit fotokatalitik të ajrit, aparaturë origjinale, metoda studimore, projekte të reja. Aktualisht akademia disponon me mbi 120 përpunime, të cilat janë gati për implementim dhe të cilat do t’i paraqesim para biznesit. Ja se cilat prej tyre i dallon kryetari i Akademisë:


Në fushën e nanoteknologjisë po përpunohen materiale të reja polimerike, të cilat aplikohen në mjekësi për ilaçe të rinj. Në sferën  e teknologjive informative dhe të komunikacioneve – ekranet Braille , të cilat u ndihmojnë njerëzve të verbër të përdorin kompjuterët përmes prekjes së ekraneve. Por, le të nënvizoj se një pjesë nga institutet e Akademisë Bullgare të Shkencave, të cilat nuk sjellin efekte të drejtpërdrejta ekonomike, punojnë për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar dhe kanë një rëndësi të madhe për shtetin bullgar dhe për historinë e saj, gjuhën, letërsinë dhe studimet e artit.


Në ditën Botërore të shikimit ( 8 tetor) specialistë prijës do të flasin në Akademinë Bullgare të Shkencave për parandalimin dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme të cilat kërcënojnë shikimin. Më 10 tetor në Laboratorin Qendror të Energjisë Diellore dhe Burimeve të Reja të Energjisë do të prezantojnë pavijonin e parë demonstrativ me konsum të energjisë elektrike pothuajse zero, kurse më 12 tetor Kopshti Botanik dhe muzetë e Akademisë Bullgare të Shkencave do të jenë falas për vizituesit. Atëherë do të zhvillohet dhe koncerti i madh në Pallatin Kombëtar të Kulturës, me të cilin Akademia do të festojë jubileun e vet 150-vjeçar.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edhe plastika e dekompozuar helmon tokën dhe depërton në organizmat e gjallë

“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e..

botuar më 24-04-22 1.36.MD

Festa hebraike Pesah fillon më 22 prill

Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..

botuar më 24-04-22 8.49.PD

"Kapakë për të ardhmen" me një promovim pranveror për blerjen e pajisjeve për repartet e fëmijëve dhe neonatologjisë

Nisma për mbledhjen e kapakëve prej plastmase e njohur si "Kapakë për të ardhmen" vazhdon të gjenerojë energji pozitive. Prej disa vitesh ajo ka treguar se si një produkt i mbeturinave si kapakët e shisheve plastike mund të bëhet simbol i së..

botuar më 24-04-21 6.30.PD