Punimi i goblenave është një marrëzi e bukur

Kaluan kohërat kur bullgarja qëndiste piktura të errëta, në bazë të skemave të paqarta të vizatuara me dorë. Sot qëndisja zhvillohet me hapa të mëdhenj. Në sajë të progresit teknik dhe të Internetit botëkuptimi ynë zgjerohet – thotë Valentina Georgjieva, një nga organizatorët e takimeve kombëtare të punuesve të goblenave, të cilat zhvillohen çdo vit në qytete të ndryshme. Sivjet Sofja mblodhi më shumë se 130 persona, kurse numri i tyre shtohet çdo vit, duke u pasionuar pas kësaj hobi kaq të bukur jo vetëm gra të moshave të ndryshme, por dhe fëmijë bile dhe burra.


Çdo vit ka nga disa konkurse – sqaron Jana Tançeva. Sivjet njëri është për pamje të dizajnëve të caktuar, tjetri është në bazë të veprave të piktorëve të njohur, kurse i treti është për qëndisje të aplikuar. Në këto takime bisedojmë për këtë se çfarë kemi bërë, ku jemi dhe deri ku duam që të arrijmë sa u përket gjërave të cilat nuk i kemi bërë deri tani. Çdonjeri gjen stilin e vet – që nga heronjtë fantastikë deri tek dizajnet primitive.

Përmes qëndisjeve primitive imigrantët e hershëm amerikanë kanë transmetuar nga brezi në brez trashëgiminë e tyre në këtë art të shprehur me simbole të stilizuara – figura të veçanta, numra, alfabete.

Kjo është një rrymë relativisht e re për Bullgarinë, që pranohet vështirë, sepse duket naive, por në qëndisjet primitive ka shumë kuptim, krijohet ndjenjë për komoditet, për një mjedis familjar – tregon për pasionin e vet Elena Gunçeva. Një degë e veçantë janë modelet, në të cilat  mund të shikohen shumë lloje të ndryshme qëndisjesh, këtu gjejnë vend  dhe rruazat. Kjo është një mundësi për krijimtari, për shprehjen e vetvetes dhe punueset bullgare të goblenëve fillojnë të ndiejnë bukurinë e këtij lloji të qëndisjes.

Në arsenalin e qëndistareve bashkëkohore janë llojet e ndryshme si dhe ngjyrat e ndryshme të panamas, komplete me fjongo, me gurë, me rruaza, përdoren lloje të ndryshme të teknikës, të cilat imponohen me kalimin e viteve.


Por, gjithmonë vlerësohet bukuria. Qëndisjet e bukura dhe të ndërlikuara japin stimul për gjithnjë e më shumë njerëz për ta kapërcyer shqetësimin dhe të provojnë teknika të panjohura. Tani shumë të njohura janë të ashtuquajturat “goblena shumëngjyrëshe” – shpjegon Valentina Georgjieva.

Kjo është një rrymë krejtësisht e veçantë në artin e qëndisjes së goblenave – shton Jana Tançeva. Disa firma prodhojnë dizajnë të tillë, zakonisht në bazë të riprodhimeve të pikturave të njohura. E ndryshmja është se tek ato ngjyrat janë për shembull rreth 200. Janë shumë të vështira dhe si skema dhe si mënyrë e punimit. Ato kërkojnë mjeshtëri dhe duken shumë të bukura më në fund – pikërisht si pikturat e bukura mesjetare.

Në të gjithë larminë shumë të dallueshme janë të ashtuquajturat “mandale”.


Mandalet janë një lloj i veçantë në botën e qëndisjes. U janë përkushtuar pothuajse të gjithë qyteteve dhe shteteve të bukura në botë. Ato janë një gërshetim i bukurisë dhe bollëkut, i japin një volum suplementar qëndisjes, shtohen gurë të ndryshme, kristale, penj të metalizuar, penj prej mëndafshi të ngjyrosur dorazi – sqaron imtësitë e këtij lloji qëndisjeje Valja Gjeorgjieva.

Për gëzimin e madh të krijuesve të bukurisë me gjilpërë, nuk mungojnë dhe dizajnerët e talentuar bullgarë me përpunimet e tyre origjinale.


Nuk janë shumë, por shpresojmë se në të ardhmen do të shtohen – thotë Jana Tançeva. Ata janë të specializuar në peizazhet bullgare, në pikturat e piktorëve bullgarë, gjë e cila nuk mund të ndodhë në firma të huaja. Një drejtim tjetër janë qepjet. Që të gjitha ato janë të dallueshme si pamje, si stil dhe gëzohem se këto firma vendase e zhvillojnë traditën bullgare dhe gjejnë përkrahësit e vet.

Një problem serioz është ruajtja dhe mbrojtja e punës së dizajnerëve bullgarë, sepse në epokën e Internetit çdonjeri mund të bëjë skemë, dhe ne mundohemi të ruajmë dizajnerët bullgarë, duke u shpallur kundër vjedhjes së skemave të tyre – shënon Jana, kurse Valentina sqaron:


Për ne punimi i goblenave është një dashuri e madhe, pasion dhe marrëzi. Nga një hobi u kthye në një miqësi të vërtetë të njerëzve në fillim krejt të panjohur.

Për mua kjo është një pjesë e madhe nga jeta ime. Ne fusim dhe përfshijmë aty të gjithë shpirtin, zemrën dhe mendimin – thotë Elena, kurse Jana është kategorike:

Çdo vit kriteret ngrihen gjithnjë e më shumë. Duke parë gjërat e reja, teknikat e reja, vetë mundohemi të mbikalojmë veten tonë. Kjo është një marrëzi e bukur, dhe e ndarë!


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Nadja Vëtova dhe Desisllava Semkovska

Më shumë nga rubrika

Eksponate të vlefshme të filatelisë nga tërë Evropa mund të shihen në Plovdiv

Në Plovdiv ishte hapur ekspozita evropiane e filatelisë “Plovdiv Fila 2019”. Filatelistë nga 19 shtete tregojnë eksponatet e tyre më interesante, të renditura në 480 vitrina. Një koleksionues i njohur nga Londra prezanton eksponate te rralla..

botuar më 19-10-19 9.50.PD

Rafaella Rafaellova – artistja me imagjinatë pa ka kufij

Cila është ndjenja të pikturosh një pikturë, në qoftë se je një pjesë prej saj? Kjo është pyetja të cilën mbase mund ta drejtojë çdonjëri i cili ka lexuar për Rafaella Rafaellovën dhe hobin e saj. Ajo është një nga artistët e parë VR (realitet..

botuar më 19-10-14 12.02.MD

Teatri i kukullave na çon në një përrallë të bukur japoneze

Ditët e Kulturës Japoneze në Bullgari qenë shkak që në Teatrin e Ushtrisë Bullgare në Sofje të prezantohet teatri i kukullave për fëmijë dhe të moshuar, i cili pushton me ngjyrat dhe ekzotiken e Tokës së Lindjes së Diellit. “ Princi i Detit dhe Princi..

botuar më 19-10-12 2.05.MD