Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka nevojë për reforma në shëndetësi, që të ndalojnë protestat e punonjësve mjekësorë

Foto: Darina Grigorova

Më 7 tetor – Dita Botërore për Punë të Denjë, sindikatat e punonjësve mjekësorë në Konfederatën e Sindikatave të Pavarura, bashkë me Asociacionin Bullgar të Profesionistëve për Kujdes Shëndetësor, filluan protestë kombëtare para Këshillit të Ministrave në Sofje. Ata ngulën këmbë për paga të denja dhe kushte më të mira të punës. Të gjithë insistuan që paga minimale e infermiereve të arrijë 450 euro, ndërsa ajo fillestare për mjekët e rinj të bëhet 550 euro. Sipas protestuesve këto kërkesa kryesore janë të pranishme në Kontratën Kolektive të Punës për vitin 2018, por nuk respektohen.

“Kontrata e nënshkruar Kolektive nuk respektohet në mbarë Bullgarinë dhe punonjësit nuk marrin pagat e premtuara – deklaroi Todorka Damjanova nga Dupnica. – Ne duam vetëm një gjë - marrëveshjet e arritura të zbatohen. Shëndeti është i rëndësishëm për çdonjërin."

“Ne protestojmë jo vetëm për pagat, por edhe për sigurimin e kujdeseve të kualifikuara mjekësore për fëmijët tanë – vuri në dukje Krasimira Bakërxhieva, e cila punon si infermiere në Gjimnazin për mësimin e gjuhës gjermane në Sofje. – Po të punoni në një shkollë, ku përgjigjeni për shumë fëmijë, shpeshherë duhet të reagoni në kuadrin e një minute. Pagat tona gjithmonë kanë qenë më të ulëtat, ndërsa sipas Marrëveshjes së arritur ne duhet të marrim një pagë të mirë, por mjetet shpërndahen sipas numrit të fëmijëve. Ka vendbanime me më pak fëmijë, ka dhe të tilla, ku ka më shumë fëmijë, prandaj duam që të ndryshohet mënyra e financimit. Ai duhet të caktohet sipas kritereve të tjera, nëse ka kabinet të regjistruar, ose institucion të regjistruar për fëmijë. Njerëzit mendojnë se ne pasi punojmë në një institucion të tillë nuk kemi veprimtari të përditshme mjekësore – përkundrazi, ajo është e përditshme, ne merremi me prevencë dhe profilaktikë, gjë që është shumë e rëndësishme.”

Krahas protestës së Konfederatës së Sindikatave të Pavarura dhe të Asociacionit Bullgar të Profesionistëve për Kujdes Shëndetësor para Ministrisë së Shëndetësisë mblidheshin nënshkrime për reforma të tërësishme në shëndetësi. Mbledhja e nënshkrimeve është organizuar nga punonjësit mjekësorë, të cilët filluan protesta që në fillim të muajit mars. Ata nuk u përfshinë në aksionin e kolegëve të tyre, sepse sipas tyre problemet janë shumë të thella:


“Që prej 20 viteve Asociacionit Bullgar i Profesionistëve për Kujdes Shëndetësor kryeson specialistët në lëmin e shëndetësisë dhe nuk ka aspak ndryshim për ne – si për statusin tonë, ashtu dhe për pagimin dhe kushtet e punës – vë në dukje infermierja Krasimira Mehanxhijska. – Infermieret bullgare largohen nga Bullgaria. Pacientët paguajnë shuma të mëdha, që të mjekohen, megjithëse i paguajnë edhe sigurimet e tyre. Ne duam që kjo të ndalojë. Duam një sistem të ri shëndetësor – të ketë mjekim sistematik dhe profilaktikë sistematike, njerëzit të shërbehen në mënyrë adekuate.”

Megjithë protestat e punonjësve mjekësorë, ku u përfshinë mbi 49 qytete nga tërë vendi, në sistemin e shëndetësisë nuk ndryshoi asgjë. Nga 50 mln levat e premtuara me dy këste prej buxhetit qendror u livruan rreth 30 mln leva, me të cilat të rriten pagat e infermiereve. Dhe meqenëse mungojnë mekanizma, sipas të cilave këto mjete të përdoren pikërisht për rritjen e pagave të infermiereve, menaxhimi i spitaleve i shpërndau për nevoja të tjera. Sipas fjalëve të infermieres Maja Ilieva, përfaqësuesja e protestave të punonjësve mjekësorë, “që të funksionojë mirë sistemi i shëndetësisë duhet të ketë rregulla të qarta.”

“Duhet të dihet se ku përdoren mjetet publike, si shpërndahen, përse përdoren dhe kryesisht nëse respektohen këto rregulla. Kjo deri në këtë moment nuk është zbatuar” – nënvizoi ajo. – Ne, punonjësit mjekësorë, të cilët protestojmë që nga muaji mars, nuk marrim pjesë në protestën e tanishme, sepse ajo është me regji paraprake, meqenëse kërkesat janë të nivelit të Kontratës Kolektive të Punës në degën e shëndetësisë. Ajo duhej të hynte në fuqi që gjatë muajit janar të këtij viti dhe në qoftë se protesta e tanishme ishte zhvilluar më 2 janar ne me siguri do ta përkrahnim. Ne duam reforma. Ky sistem aktualisht nuk funksionon. Livrohen para për “shtigje klinike” dhe pagat tona varen nga numri i pacientëve. Ky është një absurd i madh. Ne duhet të presim që njerëzit të sëmuren. Thënë me fjalë të tjera sistemi i shëndetësisë është i rrezikshëm për shëndetin tonë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Darina Grigorova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD