Thellohet hendeku ndërmjet të pasurve të paktë dhe të varfërve të shumtë

Ministri i Financave Vlladisllav Goranov bëri të ditur këto ditët e fundit se rreth 193 mijë prej 3.1 tatimpaguesve në Bullgari deklarojnë të ardhura mujore prej rreth 4 600 eurosh, ose më shumë. Ndërkaq, paga mesatare është pak mbi 600 euro, ndërsa pensioni mesatar – 200 euro. Sipas statistikës pagimi në vend po rritet dhe paga minimale ka arritur 280 euro, por në fakt një pjesë e madhe e njerëzve kanë të ardhura shumë të ulëta dhe afro gjysma e punonjësve sigurohen mbi pagën minimale. Sipas studimit më të fundit të Eurostatit cituar nga sajti “Investor”, pabarazia në shoqërinë bullgare sa u përket të ardhurave po thellohet dhe shteti është në vend të parë për nga dallimi mes të ardhurave të më të pasurve dhe të më të varfërve në shoqëri. Ky dallim po rritet me tempe shumë të shpejta në krahasim me vendet e tjera anëtare të BE-së dhe aktualisht 20 për qind e më të pasurve në vend kanë të ardhura 8.2 herë më të mëdha nga të ardhurat e më të varfërve në vend, të cilët janë gjithashtu 20 për qind.

Hendeku ndërmjet të ardhurave të pasanikëve dhe të varfërve bëhet gjithnjë e më i madh, megjithëse në Kushtetutën e vendit është shkruar se Bullgaria është një shtet social. Kjo do të thotë në vend të parë se politika shtetërore nuk zbaton një prej qëllimeve kryesore – të sigurojë kushte të pranueshme të jetesës të qytetarëve. Madje personeli mjekësor në spitalet shtetërore dhe bashkiake është duke protestuar këto ditët e fundit, duke këmbëngulur për rritje të pagave “të mjera”, sipas fjalëve të tyre.

Është shumë bukur të ketë njerëz me paga dhe të ardhura evropiane – kanë punuar, punëdhënësit e tyre kanë pasur biznes të suksesshëm dhe u kanë paguar atyre shpërblime të mira, kanë pasur investime të suksesshme në bursë, ose në aktive të tjera. Ky grup prej njerëzve të pasur është përbërë para se gjithash prej punonjësish dhe nëpunësish në sektorin privat dhe megjithë rritjen e sivjetshme të pagave me 10 për qind në sektorin publik, ato mbeten mjaftë më të ulëta nga ato në biznesin privat.

Mirëpo, nuk duhet të mendohet se autoritetet nuk interesohen aspak për të ardhurat e popullsisë. Ministri i Financave Vlladisllav Goranov tha se vitin tjetër do të ketë akoma një rritje prej 10 për qind të punonjësve në sektorin publik. Pensionet e 2.5 mln pensionistëvenë vend u rritën gjatë muajit korrik me 5.8 për qind, ndërsa gjatë 2020-ës pritet rritje e re me 6.6 për qind.

Në fakt problemi lidhur me pabarazinë e të ardhurave nuk është vetëm bullgar. Ai vëzhgohet kudo në botë dhe i shqetëson organizatat ndërkombëtare si FMN-ja dhe Banka Botërore, BE-ja (ku 22.5 për qind e popullatës i përket grupit të “të varfërve”), politikanët, udhëheqësit, ekonomistët dhe sociologët. Meqenëse e ashtuquajtura “klasë e mesme”, ajo e cila duhet të jetë në zemrën dhe në thelbin e shoqërisë moderne, në shumë vende bëhet gjithnjë e më jostabile në dallim të gërshërës së hapur gjerë midis pasanikëve dhe shtresave të dobëta sociale të popullatës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Investimet në ekonominë bullgare nuk janë të mjaftueshme, por gjendja e saj është më e mirë se ajo mesatare e BE-së

Perspektivat ekonomike para Bullgarisë i analizuan ekonomistja prof. Daniella Bobeva dhe kryetari i Këshillit Drejtues të Dhomës së Tregtisë dhe Indistrisë të Bullgarisë Cvetan Simeonov. Para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare ata shprehën pikëpamje..

botuar më 19-10-15 4.06.MD

Bullgari, i cili i takon punëdhënësit me punëtorët përmes një platforme mobile

Aplikimi për punë, asnjëherë nuk ka qenë një gjë aq e lehtë dhe e shpejt. Lidhja midis atyre të cilët kërkojnë dhe atyre të cilët ofrojnë punë është lehtësuar nga një aplikacion mobil, i përpunuar nga Cvetosllav Zahariev. Praktika dëshmon se parimi i..

botuar më 19-10-15 11.59.PD

Një kompani bullgare me platformë prijëse në botë për trajnime profesionale për sektorin IT

Të gjesh një investitor, i cili është gati të sigurojë financim për kualifikim nuk është një detyrë e lehtë. Por pikërisht këtë arriti ta bëjë kompania bullgare Coursedot, e cila në vitin 2016   tërhoqi investim nga fondi Eleven, i financuar atëherë nga..

botuar më 19-10-13 11.25.PD