Vit i suksesshëm për turizmin bullgar balnear dhe SPA

Foto: arkiv

Destinacionet për turizëm balnear dhe SPA janë theksi i Ekspozitës Turistike Ndërkombëtare “Malet e Bullgarisë – mikpritje në katër stinë”, e cila ishte hapur sot në qytetin jugor Smoljan në malin e Rodopeve.

Sipas Cvetelina Ivanova nga Asociacioni i Turizmit Balnear dhe SPA viti 2019 është shumë i mirë për këtë lloj turizmi, posaçërisht duke pasur parasysh se Bullgaria tashmë është përfshirë në listën e vendeve, në të cilat shtetasit gjermanë, që kanë paguar kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor, mund të mjekohen. Ajo shtoi se të gjitha vendpushimet, të cilat ofrojnë shërbime balneare dhe SPA – në brendësinë e vendit dhe në bregdet, janë destinacione për turitëm gjatë gjithë vitit dhe ofrojnë produkt me cilësi shumë të lartë. 


Më shumë nga rubrika

Planifikohet rritja e pagesave sociale në vitin 2020

Që nga 1 korriku i vitit të ardhshëm pensionet do të shtohen me 6.7 për qind. Kjo parashikohet në projekt-buxhetin e Sigurimit Shtetëror Shoqëror për vitin 2020, njoftoi Radioja Kombëtare. Për pensionet shteti do të ndajë afro 373 milionë euro më shumë në..

botuar më 19-10-21 6.51.MD

OKB-ja: 33 gra bullgare u vranë si rezultat i dhunës shtëpiake gjatë vitit 2018

Bullgaria është me një pjesë të ulët të sinjaleve për dhunë në shtëpi dhe gratë duhet të inkurajohen të njoftojnë për raste të tilla, komentoi në një konferencë për shtypin raportuesja e OKB-së mbi çështjet e dhunës ndaj grave Dubravka Simonoviç (Dubravka..

botuar më 19-10-21 6.34.MD

Bullgaria është në vendin e katërt në BE-në për nga teprica buxhetore

Sipas Evrostatit Bullgaria radhitet në vendin e 4-të në BE për nga teprica buxhetore, e cila në vitin 2018 ishte 1.8 për qind nga produkti i brendshëm bruto. Para saj janë vetëm Luksemburgu me +2,7 për qind, Gjermania me +1,9 për qind dhe Malta me +1,9 për..

botuar më 19-10-21 5.32.MD