Parashutistët kanë se çfarë t’u tregojnë brezave të ardhshëm

Foto: BGNES

Në Bullgari 18 tetor është Dita e Parashutistit Ushtarak. Sot mbushen 75 vjet pas ngjarjes, së cilës i është kushtuar kjo festë. Bëhet fjalë për “pagëzimin luftarak” të Batalionit të Parë të Parashutistëve më 18 tetor 1944 dhe për sulmin e pozicionit të fortifikuar Starzhin në territorin e Republikës së sotme të Maqedonisë së Veriut.

Pasi Bullgaria ka qenë detyruar të hyjë në aleancë me Gjermaninë naziste, që nga shtatori i vitit 1944 ushtarët bullgarë kanë filluar të luftojnë bashkë me koalicionin kundërnazist për vend të denjë në botën pasluftarake.

Beteja për Starzhin ka qenë e ashpër, kundër një rivali tepër të fortë. Kundër bullgarëve ka qenë një divizion elitar i Vermahtit me parashutistë ushtarakë.Rreshteri Nikolla Paskalev e ka bërë një nga bëmat më të mëdha në historinë ushtarake bullgare. Pasi ka mbetur pa municione dhe i plagosur keq, ai ka hyrë në bunkerin gjerman, duke shpërthyer aty brenda një granatë. Bunkeri është asgjësuar dhe bullgarët kanë vazhduar sulmin e tyre.

Sot 18 tetor është një ditë për kujtime emocionuese, rite ushtarake dhe lutje në kujtim të të vdekurve.

Më shumë nga rubrika

Bletarja Neli Sallçeva: Një kavanoz me mjaltë jep më shumë shëndet, sesa çdo ilaç

Shoqata bashkiake “Akacia” e qytetit të Plovdivit organizon nga 8 deri më 17 nëntor ekspozitën e fundit për këtë vit për produkte bletësh. Ndër ekspozuesit janë Neli Sallçeva dhe bija e saj Gergana dhe stenda e tyre i tërheq vizituesit me kavanozët..

botuar më 19-11-15 5.02.MD

Projekti “Mbinjeri” inkurajon njerëzit të jetojnë ëndrrat

Georgi Nenov i jep një tribunë mbinjerëzit ndër ne. Dhe megjithëqë thotë se me Fridrih Niçen (Friedrich Nietzsche) e lidh vetëm gjermanishten, definicioni i filozofit – “Njeri i cili i ka kapërcyer veten dhe i ka arritur lirinë dhe krijimtarinë”..

botuar më 19-11-14 3.07.MD
Foto: arkiv personal

Dikush tashmë i projekton automjetet e së ardhmes dhe kjo ndodh pikërisht në Bullgari

Një nga temat e parapëlqyera e industrisë kinematografike është zhvillimi teknologjik i robotëve me skenarë të ndryshëm për pushtimin e botës nga ata. Por me sa duket akoma nuk jemi afër kohës kur do të krijohet intelekti artificial, i cili do të..

botuar më 19-11-13 1.11.MD