Eksponate të vlefshme të filatelisë nga tërë Evropa mund të shihen në Plovdiv

Foto: fair.bg

Në Plovdiv ishte hapur ekspozita evropiane e filatelisë “Plovdiv Fila 2019”. Filatelistë nga 19 shtete tregojnë eksponatet e tyre më interesante, të renditura në 480 vitrina.

Një koleksionues i njohur nga Londra prezanton eksponate te rralla dhe të shtrenjta bullgare, kurse një koleg i tij nga Sofja shton dy pulla  - “Leu i Vogël” dhe “Rumelia Lindore”. Mund të shihen koleksione, kushtuara artistëve të dalluar bullgarë, kurioziteteve natyrore dhe veshjeve popullore.

Një nga theksat e ekspozitës është përvjetori i 140-të i Traktatit të Paqes të nënshkruar në Kostandinopojë (1879), i cili zyrtarisht i ka dhënë fundin Luftës së Ruso-Turke të viteve1877-1878, e cila për kombin bullgar është çlirimtare.

Mysafirë të ekspozitës janë trashëgimtari i fronit bullgar Simeon Sakskoburggotski – kryetari i nderit i Bashkimit të Filatelistëve Bullgarë dhe Nikita Lobanov-Rostovski – nipi i diplomatit rus Aleksej Lobanov-Rostovski, që e ka nënshkruar dokumentin historik nga ana e Rusisë.

Më shumë nga rubrika

Fotografi dhe vizatime nga Asambletë Ndërkombëtare të Fëmijëve në Bullgari prezantohen në një ekspozitë

Në Shtëpinë e Kulturës “Sredec” në Sofje u rregullua një ekspozitë kushtuar përvjetorit të 40-të të Asamblesë së parë Ndërkombëtare të Fëmijëve “Flamuri i Paqes”. Në të prezantohen fotografi dhe vizatime fëmijësh që ruhen në fondin e asamblesë...

botuar më 19-11-17 9.15.PD

Më se 170 janë veprimtaritë në kuadrin e edicionit të shtatë të Natës së Teatrove

Diskutime, ekspozita, “dyer të hapur”, shëtitje prapa skenës, improvizime, koncerte, recitale poetike dhe veprimtari të tjera artistike parashikohen nga 11 deri më 16 nëntor në lidhje me nismën evropiane - Natë të Teatrove. Fushata e sivjetshme..

botuar më 19-11-16 9.15.PD

Arkivat shtetërore e prezantojnë Radoj Ralinin në pasqyrën e kohës

Edhe sot e kësaj dite kur të bëhet fjalë për mitingjet e para demokratike kujtohemi për personalitetin artistik të Radoj Ralinit. Sikurse ende i dëgjojmë thirrjet e tij për pluralizëm, zgjedhje të lira dhe të drejta të njeriut. Radoj Ralin nuk përkulej..

botuar më 19-11-13 1.01.MD