Kujtim për Penço Sllavejkovin në Itali

Foto: Elena Shachanova

Në Milano u inaugurua një stol-monument i poetit të madh bullgar Penço Sllavejkov , i cili ka vdekur në Itali /në Brunate, tek liqeni Komo/ gjatë vitit 1912. Skulptura e Adrian Novakovit - stoli në të cilin është ulur poeti, gjendet në një kopsht plotë lule në vetë qendrën e Milanos. Përmes kësaj lulishteje përditë kalojnë shumë njerëz. Ajo është vetëm në disa metra nga Biblioteka Kryesore e qytetit “Sormani”, ku në praninë e miqve të shumtë qe prezantuar personaliteti i Penço Sllavejkovit - një intelektual evropian, krijimtaria e të cilit i lidh përgjithmonë Bullgarinë dhe Italinë. Monumenti i ngritur sipas idesë së konsullatës bullgare, do të kthehet në një vend për takime kulturore dhe ngjarje të tjera. Ky është monumenti i dytë i Penço Sllavejkovit në Itali. I pari është i vendosur gjatë vitit 2007 në oborrin e bibliotekës në Brunate.

Më shumë nga rubrika

Arkivat shtetërore e prezantojnë Radoj Ralinin në pasqyrën e kohës

Edhe sot e kësaj dite kur të bëhet fjalë për mitingjet e para demokratike kujtohemi për personalitetin artistik të Radoj Ralinit. Sikurse ende i dëgjojmë thirrjet e tij për pluralizëm, zgjedhje të lira dhe të drejta të njeriut. Radoj Ralin nuk përkulej..

botuar më 19-11-13 1.01.MD

Një kujtim për artin bullgar në “Krijuesit flasin” të Ivan Kënçevit

Në galerinë “Sredec” është renditur ekspozitë me krijime të skulptorëve “klasikë” bullgarë dhe krijuesve në fushën e qeramikës, të drurit e të tjera. Mund t’i shikoni deri më 28 nëntor, kurse shkaku për këtë ekspozitë është libri “ Krijuesit flasin” me..

botuar më 19-11-11 2.13.MD

Ukrainasi Mihajllo Parashçuk punon zbukurimin e disa prej godinave më të bukura bullgare

Duke hedhur një vështrim drejt godinave impozante shoqërore nga gjysma e parë e shekullit të kaluar, ne shikojmë më tepër ato elemente  skulpturore dhe arkitekturore, të cilat е plotësojnë hijeshinë e tyre. Por, kush i zbukuron fasadat e Bibliotekës..

botuar më 19-11-09 10.00.PD