Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet lokale janë interesante dhe për të huajt në Bullgari

„Ka 12 vjet që jetoj në Sofje dhe gjithmonë kur ka votime në Bullgari votoj, duke qenë se jam edhe shtetase bullgare që prej ca vitesh” – tha Rajmonda Duka.

Ajo gjithmonë merr pjesë në procesin zgjedhor në Bullgari dhe kur ka mundësi – edhe në Shqipëri, “pasi në momentin kur personi jep votën, ka të drejtën dhe të kërkojë të drejtat e tij”.

Rajmonda është nga rajoni i Gollobordës, shumë e buzëqeshur dhe me gatishmëri na u përgjigj pyetjeve tona:

I ngjashëm është dhe mendimi i një të huaji tjetër, që e ka zgjedhur vendin tonë para 8 vjetësh – britanezi Jonathan Taylor. Megjithatë pohon se nuk e ka të qartë procedurën e votimit tek ne:

"Mendoj se kam të drejtë të votoj këtu, por për të qenë i sinqertë  nuk jam përpjekur të marrë pjesë në zgjedhje. Po të isha në Britaninë e Madhe, me siguri do të votoja, sepse kjo është një çështje parimore. Përveç kësaj që kur se jetoj në Bullgari askush nuk më ka propozuar apo nuk më ka shtyrë që të mendoj për regjistrimin tim si votues - as nga ana e bashkisë, as nga ana e ndonjë prej kandidatëve. Kuptoj se e kam të drejtën të votoj, por nuk di saktësisht cili është procesi."

Mendon se partitë politike në Bullgari në njëfarë mënyre duhet të mbajnë kontakt me të huajt, që jetojnë këtu, t’i inkurajojnë të votojnë dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Sepse kështu ata e kanë përshtypjen se politikanët thjeshtë nuk duan që të huajte të votojnë.

Pavarësisht nga kjo Jonathani është i kënaqur me punën e kryetarit të bashkisë në fshatin, ku jeton. Mendon se ai është i sinqertë me njerëzit dhe i përkushtuar në punë dhe kjo është një nga arsyet për rizgjedhjen e tij në këtë post që në raundin e parë të zgjedhjeve. Zgjidhja e një problemi të vjetër të fshatit Krushevo (në rajonin e qytetit Sevlievo – Bullgari Veriore), gjithashtu i ka inkurajuar njerëzit që të votojnë për të:

“Një nga problemet e mëdha të fshatit ishte mungesa e ujit gjatë verës -  tregon Jonathan. Vitet e fundit ky problem thellohej dhe uji nuk mjaftonte dhe gjatë stinëve të tjera. Në rajonin e Sevlievos ka mjaftë ujë, shpesh i shikoj njerëzit, të cilët lajnë makinat dhe hotelet e tyre, por është e vërtetë se uji nuk arrin në pjesët e larta të rrjetit. Ne jetojmë në lartësi 500 metra mbi nivelin e qytetit të Sevlievos dhe për shkak të tensionit të ulët të ujit, ai nuk arrin deri tek fshati. Kjo gjendje tashmë ishte e padurueshme. Sivjet s’kishim ujë në vazhdim të javëve të tëra. Para pak kohe kryetari ynë i bashkisë hapi një stacion të ri të pompimit, i cili ndodhet 5 kilometra larg fshatit në drejtim të liqenit. Ndryshoi tubat dhe e zgjodhi problemin, sepse tashmë përdorim një burim tjetër të ujit dhe nuk varemi nga sistemi i ujit dhe kanalizimit të qytetit Sevlievo”.

Pavarësisht se ka pasur shumë probleme dhe ka hasur vështirësi të ndryshme tek ne, britanezi është optimist dhe mendon se nuk ka bërë gabim kur e ka marrë vendimin të jetojë në Bullgari. Thotë se me bashkëshorten e tij janë të lumtur dhe përkrahin çdo gjë që do të kontribuojë me diçka në mënyrë që Krushevo të bëhet një vend më të mirë për të jetuar dhe që fqinjët e tij – të rinjtë dhe të moshuarit,të jetojnë atje gjatë gjithë vitit. 

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD