Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grigor Dimitrov u klasifikua për gjysmëfinalet e turneut të tenisit në Paris

Grigor Dimitrov pas suksesit të madh në Paris
Foto: BTA

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u klasifikua për gjysmëfinalet e Masters 1000 – turneu i tenisit në Paris. Dimitrov fitoi me 6:2 dhe 7:5 kundër kilianit Kristian Garin. Ndeshja vazhdoi një orë e gjysmë në fushën qendrore të tenisit AccorHotels Arena. Pas Kampionatit të Hapur të SHBA-së Grigor Dimitrov klasifikohet për herë të dytë këtë vit në çerekfinale. Që të klasifikohet në finalet në Paris Grigor duhet të mundë fituesin në ndeshjen mes Novak Gjokoviqit dhe Stefanos Cicipasit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD
Viktorio Iliev

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..

botuar më 24-04-15 2.41.MD
Stilijana Nikollova, foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Anna Nedkova

Stilijana Nikollova fitoi dy medalje ari dhe një argjendi në finalen e Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje

Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..

rinovuar më 24-04-15 10.11.PD