Tablo shumëngjyrëshe në pushtetin vendor pas raundit të dytë të zgjedhjeve në Bullgari

Foto: BGNES

Të dhënat zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se raundi i dytë i zgjedhjeve lokale nuk ka ndryshuar bilancin e forcave politike pas raundit të parë.

Forca kryesore në pushtetin vendor vazhdon të jetë partia qeverisëse GERB. Ajo fitoi në 15 qytete, të cilat janë qendra të qarqeve me kandidatë të vet, kurse në 2 të tjera fituan kandidatë të pavarur të përkrahur nga ajo (Kjustendill dhe Montana). Para katër vjetëve GERB-i fitoi në 21 qytete të mëdha. Por humbja e tanishme e pozitave nuk është diçka shqetësuese, sepse atje ku nuk vendosi kryetarë të vet të bashkive,  ai ka përparësi  sa i përket numrit të këshilltarëve bashkiakë dhe kjo do të thotë se prania e saj në strukturat e pushtetit vendor është bilancuar.

Pas raundit të dytë Partia Socialiste Bullgare ka drejtues të qarqeve me qendra në qytetet Ruse, Pernik, Razgrad dhe Bllagoevgrad dhe ka pozita të mira në këshillat e tyre bashkiake. Rezultatet e socialistëve sivjet janë më të mira në krahasim me ato të vitit 2015 dhe kështu sipas tyre ata “kthehen në pushtetin vendor”. Ky fakt komentohet dhe nga lideri i partisë GERB dhe kryeministri i vendit Bojko Borisov si “normalizimi” i pushtetit vendor, sepse sipas tij nuk është normale që partia e tij t’i udhëheqë të gjitha qytetet e mëdha.

Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë fitoi më vete ose në koalicion në 47 bashki (rezultati i saj në 2015 ishte 39 bashki). Përveç kësaj përfaqësues të Lëvizjes janë dhe 18% prej të gjitha këshilltarëve bashkiakë. Në të njëjtën kohë zgjeron dhe arealin e vet gjeografik në vend. Për një formacionin, i cili ka pozita më të forta  kryesisht në regjionet me pakicë turke, zgjerimi i pranisë së tij është me rëndësi të madhe.

Prej tri partive nacionaliste në koalicionin qeverisës “Patriotët e Bashkuar”, i cili është partner me GERB-in në pushtetin ekzekutues, vetëm VMRO-ja ka një prani më të konsiderueshme në pushtetin vendor, dy të tjerët  - “Fonti Kombëtar për Shptimin e Bullgarisë” dhe partia “Ataka” në fakt nuk kanë pozita të fituara në këto zgjedhje.

Pas raundit të dytë në disa vende tablotë e pushtetit vendor janë tepër shumëngjyrëshe. Në qytetin Vidin në balotazh fitoi kandidati i Bashkimit të Forcave Demokratike kundër kandidatit të GERB-it. Në Jamboll fitorja e Demokracisë së Drejtpërdrejtë kundër kandidatit të GERB-it ishte shumë befasuese. Në Dobriç kandidati i lëvizjes “Bullgaria e Qytetarëve” fitoi kundër rivalit nga GERB. Kjo tablo shumëngjyrëshe lë përshtypje për më shumë pluralizëm në strukturat e pushtetit vendor.

Raporti i forcave politike pas raundit të dytë të zgjedhjeve vendore është në përputhje me parashikimet e disa analistëve për ndryshim, që mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme. GERB mori më pak përkrahje, por pavarësisht nga kjo mbetet forca e parë politike. Partia Socialiste Bullgare fitoi pozita, por jo të mjaftueshme për të qenë alternativë të GERB-it. Performanca e keqe e “Frontit kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë” dhe e partisë “Ataka” do të thotë se opozita e brendshme në koalicionin qeverisës bëhet më e dobët.  Bashkë me VMRO dhe me bashkimet taktike me Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë me disa deputetë të pavarur, siç deri tani GERB mund të vazhdojë dhe ta përfundojë pa shqetësime mandatin e tij të plotë. Dhe siç komentoi akoma para raundit të parë të zgjedhjeve vendore Kryeministri Borisov, pushteti i deritanishëm mbetet i qëndrueshëm.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Tri dekada pas 10 nëntorit të vitit 1989

10 nëntori 1989 fillon si një ditë e zakonshme për shtetasit e Republikës Popullore të Bullgarisë, por ngjarjet që pësuan e kthyen në një datë me rëndësi historike e cila lidhet me fillimin e tranzicionit nga socializmi te demokracia...

botuar më 19-11-10 9.05.PD

Athina e konsideron Sofjen si një partnere strategjike

Dimitrios Hronopulos është ambasadori i ri i Greqisë në Bullgari. Ai mbërriti para pak kohe në Sofje, por tashmë është ngjitur në malin Vitosha sepse bashkëshortja e tij pëlqen shumë që të ecë më këmbë dhe të zbulojnë kryeqytetin bullgar, duke shëtitur..

botuar më 19-10-28 4.40.MD

Raundi i parë i zgjedhjeve nuk tregon zhvendosje radikale të shtresave politike

Nga deklaratat e liderëve të GERB-it dhe të Partisë Socialiste Bullgare (BSP) pas raundit të parë të zgjedhjeve vendore që u zhvilluan ditën e diel bëhet e qartë se edhe forca kryesore politike në pushtet edhe ajo opozitare janë të kënaqura për..

botuar më 19-10-28 1.51.MD