Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po të isha në vendin e kryetarit të bashkisë? – mendimi i ekspertit të ekonomisë dhe financave Vlladimir Karolev

A mund pushteti vendor të ndihmojë zgjidhjen e problemeve të mëdha të Bullgarisë të lidhura me demografinë, standardin e jetesës, investimet?

Foto: BGNES

Ekonomisti Vlladimir Karolev është një person i njohur në hapësirën publike për shkak të vizioneve të tij të qarta dhe kategorike për problemet e rëndësishme të shoqërisë. Karolevi jeton në Sofje tashmë më shumë se 45 vjet dhe bile ka qenë ndër kandidatët për kryetar të bashkisë së kryeqytetit para 10 vjetëve. Mendon se në politikë duhet të hyjnë njerëz me mjaft përvojë në sektorin privat, të cilët nuk kanë vetëm objektiva të lidhura me interesin e tyre vetjak, kurse dëshirojnë të ndryshojnë pozitivisht jetën e bullgarëve. Të njëjtën dëshirë ai e kërkon në personat që dëshirojnë të marrin pjesë pushtetin vendor. Sipas fjalëve të tij Sofja duhet të udhëhiqet nga njerëz me përvojë, aftësi të provuara, me karakter dhe vullnet për transformimin e qytetit në një kryeqytet modern evropian.

“Kryetarët e bashkive dhe këshilltarët në parlamentin vendor mund të bëjnë shumë për përmirësimin e cilësisë së jetesës së njerëzve në një vend konkret. Me rendisë më të madhe është cilësia e ajrit – ky është problemi kryesor në Bullgari” – thotë Vlladimir Karolev. Edhe tani shumë mbeturina vazhdojnë të digjen në ndërmarrje, kurse njerëzit vazhdojnë të përdorin për ngrohje soba qymyri dhe druri. Këtu kryetarët e bashkive mund të ndërmarrin masa për të mos pasur ndërmarrje të tilla në territorin e tyre, të informojnë organet përgjegjëse për ndërmarrje të tilla dhe të flasin me njerëzit që të mos përdorin mjete ngrohjeje, të cilat ndotin ajrin. Nuk do të bëhet shpejtë, por duhet të punohet në këtë drejtim.

Gjëja tjetër, mbi të cilën duhet të përqendrohen kryetarët e bashkive, kryesisht në qytetet e mëdha, është oraganizimi i qarkullimit rrugor. Për shembull këtu në Sofje unë shikoj gjëra, të cilat mund të ndryshohen pa nevojë për investime të mëdha, por këto ndryshime nuk bëhen. Para disa vitesh flitej për amendamente në Ligjin për qarkullimin rrugor të lidhura me kthimin në të djathtë në udhëkryqe – automjetet të mund të vazhdojnë në të djathtë kur drita e kuqe e semaforit është ndezur. Kjo është një masë elementare që nuk kërkon investime dhe në të njëjtën kohë do të reduktojë shumë ndotjen e ajrit – njerëzit do të qëndrojnë më pak në trafikun e ngarkuar. Probleme të ngjashme me trafikun dhe ndotjen e ajrit ka në shumicën e qyteteve të mëdha – në Plovdiv, Stara Zagora, Dupnica, Bllagoevgrad, madje në një qytet relativisht të vogël si Petriçi. Tani mund të përmend një mundësi tjetër - në vendet ku nuk mund të ndërtohen mbikalime, zgjidhja më e përshtatshme është rrethrrotullimi – ai përshpejton lëvizjen dhe ndihmon evitimin e bllokimeve rrugore, kryesisht në orët kur ka më shumë automjete në rrugë.

Një mundësi tjetër për optimizim është transferimi i shërbimeve në duart e sektorit privat për veprimtaritë, për të cilat bashkia nuk ka mjaft para. Për fat të keq, sidomos në Sofje nuk kishte asnjë kandidat për kryetar të bashkisë, i cili të parashikonte rritjen e numrit të kopshteve private të fëmijëve për shembull. Jam i bindur se do të ketë mjaft afaristë, të cilët do të zbatojnë këto lloje të veprimtarie. Ka edhe shërbime që zakonisht zbatohen nga baskitë dhe të cilat mund të kalojnë në duart e biznesit, apo të kryhen në bazë të partneritetit publik-privat (për shembull ndriçimi i rrugëve). Me rëndësi të madhe është inkurajimi i partneritetit publik-privat, më në veçanti në shtete si Bullgaria, ku strukturat publike akoma nuk kanë mjaft përvojë dhe nuk disponojnë me mjetet e domosdoshme për kryerjen e shërbimeve të ndryshme“.

Vlladimir Karolev ka dhe propozime për këtë se si administrata e baskisë me anë të politikës së vet tatimore dhe stimujve ekonomikë, mund t’i inkurajojë njerëzit të mbeten në baskitë më të vogla, jo të shkojnë në qytetet e mëdha në kërkim të mundësive për të ardhura dhe punë. Sipas fjalëve të ekonomistit zgjedhjet për pushtet vendor treguan se rizgjidhen ata kryetarë të bashkive, të cilët kanë provuar se mund të tërheqin mjete në kuadrin e projekteve evropiane, por jo për fitimin e tyre personal, por në favor të bashkëqytetarëve dhe bashkëfshatarëve të tyre.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD