Kryeministri i Bullgarisë merr pjesë në takimin e Ballkanit Perëndimor

| rinovuar më 19-11-08 2.37.MD
Bojko Borisov
Foto: BGNES

Në Gjenevë kryeministri Bojko Borisov merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Organizator i forumit “Dialog strategjik për Ballkanin Perëndimor” është Forumi Ekonomik Botëror. Në darkën e punës me të cilën u hap dialogu zoti Borisov tha, se perspektiva evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor është mortori i reformave dhe i bashkëpunimit. BE-ja ka interes strategjik për integrimin e regjionit. Kryeministri theksoi përpjekjet konsekuente të Bullgarisë për integrimin e rajonit dhe caktoi detyrat e kryesisë së përbashkët të procesit të Berlinit vitin e ardhshëm me Maqedoninë e Veriut. Është e domosdoshme të zhvillojmë infrastrukturë moderne, konektivitet digjital dhe kontakte midis njerëzve. Korridori №8 është një projekt i tillë që lidh 18 milion konsumatorë në tregun e përbashkët të Ballkanit Perëndimor, shtoi zoti Borisov.
Për stabilitet dhe progres ekonomik, për ndryshimin e imazhit të rajonit në drejtim pozitiv, mosmarrëveshjet e vjetra, tensioni, gjuha e urrejtjes dhe ksenofobia duhet të mbeten në të kaluarën ,tha kryeministri Bojko Borisov në fjalinë e tij para pjesëmarrësve në takim. Ai e vuri theksin mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe tregoi procesin e Berlinit  si një shembull i suksesshëm në këtë drejtim.

Më shumë nga rubrika

Çmimet në tregun e pronave të paluajtshme në Sofje mbeten të qëndrueshme

Gjatë tetorit të vitit 2019 tregu i pronave të patundshme në qytetin e Sofjes karakterizohet me nivele të qëndrueshme të çmimeve. Këtë e pohojnë analistët e kompanisë prijëse në këtë sektor “Bulgarian Properties”. Çmimi mesatar i banesave të..

botuar më 19-11-13 12.52.MD

Sipas statistikës inflacioni vjetor është 2,4 për qind

Instituti Kombëtar i Statistikave bëri të ditur se në Bullgari inflacioni për tetor në krahasim me shtetorin është 0,8%, kurse që nga fillimi i vitit (tetori 2019 kundrejt dhjetorit 2018) është 2.5 për qind. Inflacioni vjetor për teteorin e vitit..

botuar më 19-11-13 12.13.MD

Kuvendi po diskuton buxhetin shtetëror për vitin 2020

Në praninë e shumicës së ministrave nga qeveria e Kryeministrit Bojko Borisov, deputetët diskutojnë në sallën plenare në lexim të parë buxhetin shtetëror për vitin 2020. Projekti parashikon për herë të parë prej 11 vjetësh e këtej saldo zero –..

botuar më 19-11-13 12.01.MD