Historitë e çuditshme të dy shtëpive të vjetra të kryeqytetit

Një bankier dhe një tregtar i prodhimeve prej lëkure janë pronarët e dikurshëm të dy prej xhevahireve të secesionit në Sofje

660 janë historitë e familjeve të njohura bullgare të industrialistëve, bankierëve, tregtarëve, politikanëve dhe intelektualëve dhe shtëpitë e tyre, të mbledhura nga Mariana Mallnishka në dy vëllime “Shtëpitë flasin” dhe “Shtëpitë akoma flasin”. Duke hapur kopеrtinat e tyre, lexuesi gjendet në makinën e kohës, kurse kronika e veçantë e shpie  në një shëtitje arkitekturore nëpër të gjithë Bullgarinë, e cila zbulon dhe fatet e pronarëve  të godinave të cilët bëjnë përshtypje.

Të prezantojmë që të gjithë në një material  është e pamundur, prandaj zgjodhëm të tregojmë për fatin e lumtur të dy prej tyre, të cilët e kanë rikthyer shkëlqimin e vet, në sajë të pronarëve të tyre të mirë sot. Po e fillojmë vizitën tonë nga qendra e Sofjes, ku:

Në rrugën “Han Krum 31” gjendet shtëpia e familjes së bankierit Marko Rjaskov. Ajo është në stilin secesion, gjendja e saj dhe nga jashtë është e shkëlqyer, por nuk mund të hyhet brenda. Karakteristike për stilin e saj më të lirë arkitekturor  është dritarja e rrumbullakosur në katin e parë, i cili përfundon me një tarracë të rrumbullakët në katin e dytë. Ornamentet  nën dritaret po kështu nuk mungojnë. Këto janë gjithë detaje të shumta karakteristike nga imitacioni bullgar i arkitekturës secesion gjatë viteve 20 dhe 30 – tregon Mariana Mellnishka.


Kontributi i Marko Rjaskovit për Bullgarinë është se, ka mundur të evitojë afera dhe falimentimeve bankare, të cilat kanë kërcënuar depozitues, huadhënës dhe prodhues në vend. Gjatë vitit 1935, Marko Rjaskov është i emëruar për guvernator të Bankës Popullore Bullgare, pas kësaj bëhet dhe ministër i financave , kurse disa vjet më vonë merr pjesë në aksionin për shpëtimin e hebrenjve në Bullgari. Roli i tij nuk është i përshkruar, por e dimë se shumë njerëz me ndikimin dhe emrin e vet kanë marrë pjesë në ndonjë farë mënyre në këtë veprimtari.

Pas 9 shtatorit të vitit 1944, Rjaskov është i arrestuar dhe i liruar shumë herë me radhë, kurse pas vitit 1949 është i internuar me familjen e tij në qytetin Sevlievo. Me ardhjen e pushtetit të ri, në shtëpinë e tij në Sofje vendoset ministri i punëve të brendshme, kurse pas kësaj dhe kryeministër i vendit Anton Jugov. Kështu shtëpia mundet të rezistojë dhe të mos të shkatërrohet, siç ka qenë fati  i godinave të tjera të ngjashme, në të cilat janë strehuar ushtarët sovjetik.

Stacioni tjetër i udhëtimit tonë, në të cilin mësojmë për familjet e harruara bullgare dhe shtëpitë e tyre, na çon në një nga rrugët qendrore tregtare të kryeqytetit-“Vitoshka”, ku vëmendjen tonë e tërheqin disa godina të bukura secesioni. Për shkak të ngjyrave të tyre të gjalla dhe të theksuara, ato shumë lehtë dallohen në sfondin e të tjerave. Historia e shtëpisë së gjelbër është shumë interesante, me qenë se është pronë e prodhuesve të njohur nga qyteti Gabrovo dhe tregtar të prodhimeve prej lëkure Angjell Raçev dhe Banko Radev, të cilët e kanë nisur rrugën e tyre në këtë biznes si çirakë të prodhuesve të tjerë. Shtëpia është e mirëmbajtur shumë mirë dhe nuk dallohet me një madhështi të veçantë, ajo bën përshtypje me kornizat e vet  dekorative rreth dritareve dhe dyerve.


Diçka shumë kureshtare për godinën e ndërtuar gjatë vitit 1911 është se në bodrumin e saj është gjendur pijetorja e njohur për kohën e vet “Kazaka”. Ajo ka qenë diçka si një qendër për parinë e Sofjes. Në të janë mbledhur njerëz të artit si dhe miqtë e tyre nga jashtë. Aty me kolegë të vet bullgar  të artit dhe miqtë e tyre ka ngrënë darkë dhe këngëtari i operës me famë botërore Fjodor Shaljapin, si dhe këngëtarja e operës Elena Nikollaj. Mes miqve në lokal kanë qenë dhe piktori Deçko Uzunov dhe artisti Konstantin Kisimov. Ndryshimet nga periudha e pasluftës dëbojnë shpirtin e lirë dhe të pavarur nga pijetorja dhe pa të ajo nuk mundet të vazhdojë. Pas vitit 1944 në shtëpi janë strehuar qiraxhinj. Atëherë praktika ka qenë e tillë që pronarët e shtëpisë të futen në një dhomë, kurse në dhomat e tjera të strehohen njerëzit e ardhur nga provinca, të cilët kanë punuar për pushtetin.

Këto dhe akoma shumë histori të tjera shumë interesante dhe pak të harruara, Mariana Mellnishka i ka mbledhur në dy librat e veta, të cilat i prezantoi më 31 tetor në Bibliotekën e Kryeqytetit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv

Më shumë nga rubrika

Arkeologët pohojnë se gjatë shekullit I në regjionin danubian në trojet tona ka vluar një jetë e pasur dhe moderne

Arkeologët, të cilët këtë verë vazhduan gërmimet në kampin e hershëm romak me kështjellë Almus afër qytetit Llom, gjetën zbulime të vlefshme, të cilat hedhin dritë mbi historinë e këtij regjioni pranë lumit Danub. Gërmimet e para arkeologjike në Almusin..

rinovuar më 19-11-18 11.13.PD

Thesare nga Veliki Presllav prezantohen në Muzeun Kombëtar Arkeologjik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave

Në Muzeun Kombëtar Arkeologjik prezantohet thesari më i madh i Bullgarisë nga Mesjeta zbuluar në Veliki Prsllav. Deri më 26 janar të vitit 2020 në ekspozitën “Pranë porteve të pallatit princëror. Thesare nga Veliki Presllav” vizituesit mund të shikojnë..

botuar më 19-11-10 9.50.PD

Është Përshpirtja e Arkangjelit: Engjëjt e Zotit janë vigjilentë për shpirtrat e drejtë

Sot është Përshpirtja e Madhe-një nga tre Përshpirtjet e mëdha gjatë vitit, e cila kujton për kujdeset e engjëjve të Zotit për të vdekurit. Sipas traditës ortodokse, e shtuna është dita për kujtim të të vdekurve, prandaj dhe sivjet kjo Përshpirtje është në..

botuar më 19-11-02 9.05.PD