Bullgaria në vend të dytë në Evropë për nga numri i grave në shkencë dhe në inxhinieri

Foto: @UN

Në 5 shtete të BE-së shumica e shkencëtarëve dhe inxhinierëve janë gra, tregojnë të dhënat e Eurostatit për vitin 2017, të shpallura në lidhje me Ditën ndërkombëtare të grave dhe vajzave në shkencë.

Në vend të parë për nga ky tregues është Lituania, ku gratë janë 57% prej të gjithë atyre që merren me shkencë. Pastaj renditen Bullgaria dhe Letonia me 53%. Në Portugali kjo përqindje është 51. Më pak janë gratë shkencëtare në Hungari dhe Luksemburg – vetëm 25%.