Tihomir Ivanov me flori në kërcimin së larti nga Universiada në Napoli

Foto: BTA

Tihomir Ivanov fitoi floririn në kërcimin së larti në Universiadën në qytetin italian Napoli. Bullgari arriti 2,30 metra në finalen, duke përmirësuar arritjen e vet personale për stinën - 2,26 metra. Kështu Ivanov plotësoi normativin për të marrë pjesë në kampionatin botëror për atletikë të lehtë  gjatë vjeshtës në Doha. Ivet Llallova /200 metra/, Radosllava Mavrodieva /gjyle/, Gabriella Petrova /kërcim trehapësh/ dhe Mirella Demireva /kërcim së larti/ tashmë e kanë mbuluar standardin për Kampionatin Botëror.