Një konferencë vjetore e diplomatëve bullgarë jashtë vendit

Foto: BGNES

Në konferencën tradicionale vjetore të ambasadorëve në Sofje, përpara diplomatëve të Bullgarisë jashtë vendit, kryeministri Bojko Borisov deklaroi se në pjesën më të madhe puna e tyre është e suksesshme dhe ata mund të krenohen me këtë. Borisovi shprehu një kënaqësi nga puna e ekipit në Bruksel, i cili mbron pozitat bullgare në Bashkimin Evropian, si dhe nga puna e misionit diplomatik në Londër, i cili i ka mbrojtur interesat e qytetarëve bullgarë në kushtet e Brekzitit. Sa i përket Traktatit të fqinjësisë me Maqedoninë e Veriut kryeministri shënoi se ai ka dhënë një rezultat të mirë dhe bëri thirrje për një punë të fortë këmbëngulëse por tolerante mbi procesin jashtëzakonisht të rëndë për ndryshim të leximit të historisë në Shkup.