“Lludogorec” mposhti “Ferencvarosi” me 3:0

Foto: BTA

Në ndeshjen e raundit të dytë të grupit H në "Ligën e Evropës" skuadra bullgare “Lludogorec” е mposhti atë hungareze “Ferencvarosi” me 3:0. Bullgarët ishin mysafirë në Budapestë dhe kështu morën revansh të pjesshëm për humbjen nga hungarezët më herët gjatë këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, kur gjatë korrikut “Lludogorec” nuk arriti të fitojë asnjërën prej dy ndeshjeve kundër së njëjtës skuadre dhe prandaj përfundoi pjesëmarrjen e tij në turneun më prestigjioz të klubеve evropiane të futbollit. Tani “Lludogorec” është në krye të grupit H të "Ligës së Evropës" me aktiv të plotë prej 6 pikave. Pas bullgarëve rrenditet “Espanyol” (4), “Ferencvarosi” (1) dhe CSKA Moskë (0).