Festivali folklorik “Severina” mbledh grupe bullgare dhe të huaja në qytetin Ruse

Foto: fest-bg.com

Nga data 4 deri më 6 tetor, qyteti Ruse buzë lumit Danub është mikpritës i edicionit të katërt të festivalit folklorik ndërkombëtar të rinisë “Severina”. Qëllimi i organizatorëve është sigurimi i mundësisë për paraqitje të fëmijëve dhe të rinjve, të cilët të merren me vallëzim dhe folklor. Përveç vallëzimeve, programi i festivalit përfshin dhe një shfaqje mode të pjesëmarrësve nëpër pedonalen në qendrën e qytetit, si dhe vizita në vendet më interesante dhe kureshtare në rajon.