Gjyqi refuzoi regjistrimin e Partisë “Nuk ka një shtet të tillë”

Gjykata Supreme e Kasacionit ripohoi refuzimin e Gjyqit të qytetit të Sofjes që partia e shoumenit Sllavi Trifonov “Nuk ka shtet të tillë” të regjistrohet në listën e partive politike. Refuzimi  është për shkak të simbolit të partisë – një pëllëmbë njerëzore blu përbrenda së cilës janë të rikrijuara ngjyrat e flamurit bullgar. Ky qëndrim arsyetohet me Ligjin e Partive Politike i cili nuk lejon shfrytëzimin e flamurit kombëtar dhe stemën në simbolet e partive politike. Në vendimin e Gjykatës theksohet, se në se do të plotësohen nenet ligjore atëherë kërkesa për regjistrim mund të përtëritet.
Sipas një anketimi sociologjik nga nëntori i vitit 2019, megjithëqë akoma nuk është e regjistruar, partia ka përkrahjen e 5.1 për qind të zgjedhësve, gjë që e radhit në vendin e katërt për nga popullariteti.

Още от БНР уеб