COVID-19 në Bullgari. Dita e 27-të

Kuvendi Popullor miratoi në lexim të parë ligjin për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari deri më 13 maj 2020. “Pro” votuan 122 deputetë, kundër – 47, kurse 7 abstenuan. Leximi i dytë i projektligjit do të zhvillohet të hënën.

47 vjeç është mosha mesatare e të infektuarve me COVID-19 në Bullgari

485 janë rastet e konfirmuara të koronavirusit në Bullgari sipas të dhënave të shtabit kombëtar operativ për kundërvënien e sëmundjes. Më 3 prill janë provuar akoma 8 raste të reja. 47 vjeç është mosha mesatare e të ngjiturve. 275 prej tyre janë burra, 210 janë gra. 21 janë ata në repartet e mjekimit intensiv. 22 prej të sëmurëve janë nëpunës mjekësorë. Numri i të shëruarve deri tani është 30 veta – 20 burrë dhe 10 gra. Më i riu prej tyre është 27-vjeçar, më i moshuari – 80-vjeçar.

Presidenti kërkon rishqyrtim të disa prej masave kundër koronavirusit

Presidenti Rumen Radev tregoi shqetësim për shkak të izolimit social që vazhdon në vendin tonë dhe efekteve, të cilat ajo do të ketë mbi psikikën dhe shëndetin e bullgarëve. Kreu i shtetit bëri një deklaratë në lidhje me propozimet e Këshillit të Ministrave për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 13 maj për shkak të koronavirusit. “Pandemia kërkon masa të ngutshme dhe shoqëria i pranon shumë mirë”, vuri në dukje Presidenti Rumen Radev në një deklaratë me rastin e situatës së re në vend të shkaktuar nga COVID-19. Ai nënvizoi se masat e jashtëzakonshme kanë kufizuar përhapjen e sëmundjes, por kanë çuar në paralizimin e shoqërisë duke shkaktuar një krizë ekonomike dhe sociale pa precedent. Papunësia rritet me orë dhe uria së shpejti do ta luftojë frikën, paralajmëroi Radev. “Pasi shteti imponon kufizime, ai duhet të propozojë gjithashtu kompensime adekuate, edhe për punonjësit, edhe për biznesin”, deklaroi Presidenti. Ai vuri në dukje domosdoshmërinë për rishqyrtimin e ngutshëm të disa dispozitave në Ligjin e miratuar për gjendjen e jashtëzakonshme, të cilat e bllokojnë jetën ekonomike.

Izolimi social është i domosdoshëm në luftimin e COVID-19

Sipas raportit të Këshillit të Ekspertëve Mjekësorë i cili ndihmon qeverinë në luftimin e koronavirusit në Bullgari, masat e deritanishme për izolim fizik dhe social janë të domosdoshme. Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov në një brifing të jashtëzakonshëm. Sipas ekspertëve diagnostikimi i të infektuarve duhet të bazohen mbi testet PCR, ndërsa analizimi epidemiologjik mund të realizohet me shfrytëzimin e kombinuar të testeve dhe të metodave të tjera laboratorike. Kryeministri theksoi, se Bullgaria i ka porositur BE-së 1 milion teste për COVID-19.

Bullgaria do të blejë medikamente kundër COVID-19 nga Kina

Në një mbledhje të jashtëzakonshme video qeveria miratoi dy projekt marrëveshje, të cilat Ministria e Shëndetësisë do të arrijë me Korporatën Kombëtare Farmaceutike Kineze për tregti me jashtë. Sipas marrëveshjeve do të blihen ilaçet Hydroxychloroquine Sulfate dhe Azithromycin Dispersible që janë të domosdoshme për mjekimin e pacientëve me COVID-19.

Ekaterina Zaharieva i bëri thirrje NATO-së të përfshihet në kundërvënien e COVID-19

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva u bëri thirrje kolegëve të saj nga NATO për koordinim të plotë ndërmjet të aftësive civile dhe atyre ushtarake në kundërvënien e koronavirusit. Kjo u bë gjatë kohës së konferencës së parë video në historinë e Aleancës

Ulje drastike e trafikut në Bullgari

66 për qind ulje e vizitave në objektet tregtare dhe të argëtimit. 36 për qind më pak vizita në tregje, dyqanet e vogla dhe farmaci. Numri i pasagjerëve në stacionet e autobusëve, në ato hekurudhore dhe në metro është ulur 58 për qind. Udhëtimet deri në vendet e punës janë pakësuar 1/3. Këtë e tregojnë të dhënat për efektin e karantinës në Bullgari të publikuara nga kompania Alfabet. Të dhënat për Bullgarinë që nga 16 shkurti deri në 31 mars janë pjesë e njësondazhi më të gjerë në gjithsej 131 vende. Statistika është relative dhe përvijon vetëm tendencat, sepse të dhënat grumbullohen nëpërmjet Location History në celulare. Në fakt situata reale është më drastike, komentojnë nga Alfabet.

Komisioni për buxhetin në Kuvendin Popullor miratoi aktualizimin e buxhetit

Me 13 vota “pro”, 6 “kundër” dhe 1 “abstenim” Komisioni Parlamentar për buxhetin miratoi në lexim të parë aktualizimin e buxhetit 2020 me qëllim përballimin e shokut në ekonominë bullgare për shkak të COVID-19. Projektligji parashikon rritjen e limitit të borxhit të ri nga 2.2 mlrd leva (1.1 mlrd euro) në 10 mln leva (mbi 5 mlrd euro). Pritet ulje e PBB-së 3 për qind gjatë këtij viti. Sipas prognozës së shtetit pritet që niveli i papunësisë të rritet nga 2 për qind deri në 6.2 për qind në krahasim me papunësinë e vitit 2019 . Eksporti i mallrave dhe shërbimeve do të ulet 16 për qind. Vetëm eksporti i shërbimeve, ku janë turizmi dhe transporti, do të ulet afro 26 për qind.

Ministrja e punëve të jashtme u bëri thirrje BE-së të ndalojë paketën “Mobilitet”

“Detyrat tona më urgjente janë të vazhdojmë luftën kundër koronavirusit dhe të përkrahim ekonomitë dhe tregun e përbashkët evropian”, tha Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieve në seancën e Këshillit Evropian të Punëve të Jashtme të zhvilluar online. “Korridoret e gjelbra” për transportimin e mallrave dhe qytetarëve brenda Bashkimit punojnë më mirë në krahasim me 10 ditë më parë, kur ishte lejuar përdorimi i tyre”, tha Zaharieva. Ajo u bëri thirrje Brukselit që të mos startojë paketën “Mobilitet”, e cila është në dëm të transportuesve bullgarë. “Duhet të shpjegojmë më qartë se çfarë bën Evropa në përkrahje të qytetarëve të saj” – ishin fjalët e saj.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Още от MË E RËNDËSISHMJA PËR KORONAVIRUSIN