Pas 15 qershorit mbeten vetëm masat sociale kundërepidemike

Më 15 qershor skadon gjendja e jashtëzakonshme epidemike në lidhje me pandeminë e Covid-19. Pas kësaj date do të mbeten vetëm masat sociale. Këtë e tha Kryeministri Bojko Borisov në mbledhjen e sotme të qeverisë. Sipas Kryeministrit urdhëresa për mbajtjen e masave në ambientet e mbyllura nuk është e konceptuar mirë. Ai kërkoi që Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev t’i precizojë tekstet, sipas të cilave maskat duhet të mbahen në hapësirat e mbyllura.

Още от MË E RËNDËSISHMJA PËR KORONAVIRUSIN