Shteti siguron 660 mln euro për ruajtjen e 300 000 vendeve të punës

Që të ruhet punësimi i mbi 300 000 vetave deri në shtator shteti livron falas në kuadrin e masave të ndryshme 660 mln euro. Rinovohet masa e njohur si "60/40". Në kuadrin e saj tashmë janë paguar 60 mln euro dhe kemi ruajtur 160 000 vende pune në 9000 ndërmarrje. Për këtë masë kanë aplikuar akoma 17 000 firma për akoma 300 000 veta.

Deri tani kemi ndihmuar firma, ku punojnë rreth 2-3 veta, dhe ndërmarrje me 2800 punonjës. Në sektorët “transport pasagjerësh” dhe “turizëm” ndihma rritet në raportin 80/20 dhe për ta livrohen suplementarisht 20 mln euro, tha Kryeministri Bojko Borisov.