165 të regjistruar me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit rastet e ripohuara të Covid-19 në Bullgari janë 165 nga afro 2900 PCR teste të bëra. Kështu numri total i mbartësve të virusit tejkaloi 5000 veta, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ.

Më shumë janë të infektuarit në Sofje – 46 veta dhe në rrethin e Plovdivit – 33. Kanë vdekur dy pacientë me koronavirus. Të shëruarit janë 46.